Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se në fund të muajit maj do të procedohet një ligj i ri për konfiskimin e pasurisë, pasi që është konstatuar se ligji i miratuar në vitin 2018, është i pamjaftueshëm.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në nëntor të 2018-ës, kishin miratuar në lexim të dytë, ligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë, të personave të dënuar për vepra penale.

Mirëpo ky ligj asnjëherë nuk kishte pasur zbatim.

“Ekziston për këtë çështje ligji i vitit 2013 por edhe ai i vitit 2018. Por deri më tani me këto ligje asnjë rast për konfiskim pasurie nuk është iniciuar. Nëse i analizojmë në tërësi, implementimi i këtyre ligjeve ka qenë zero”, deklaroi Arton Demhasaj.

Kështu Ministria e Drejtësisë po planifikon të ndryshoi bazën ligjore, duke bërë një ligj me bazë civile, për shqyrtimin dhe vërtetimin e pasurisë së pajustifikueshme.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se baza aktuale ka qenë e pamjaftueshme për tu marrë pasurinë atyre që e kanë fituar në mënyrë të kundërligjshme.

Lexo po ashtu:  Reagon Bosnja: Serbia nuk mund të bëhet shefe e Ballkanit

“Para syve të institucioneve të drejtësisë, zyrtarët e lartë kanë arritur që të pasurohen brenda një periudhe të shkurtër në mënyrë të pajustifikueshme. Qëllimi ynë është që këtë projektligj ta procedojmë sa më parë në Kuvend dhe i njëjti ka për qëllim që barrën e provës ta vendos te personi i dyshuar. Ta zëmë se një persona ka pasuri në shpërputhje me të ardhurat që ka, atëherë ai është i obliguar që para prokurorit të justifikojë pasurinë e tij. Nëse nuk arrin të bëjë këtë justifikim, pasuria do t’i konfiskohet dhe t’i kthehet shtetit”, deklaroi Albulena Haxhiu.

Ministria tanimë veç ka filluar të përgatisë koncept dokumentin, e që në fund të muajit Maj pritet të shkoi në Kuvend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *