Me 57 vota për dhe 5 abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën lidhur me bisedimet me Serbinë.

Në vazhdimin seancës për miratimin e Leximit të dytë të buxhetit për vitin 2020, me propozimin e shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, si pikë e parë e seancës u fut Rezoluta lidhur me bisedimet me Serbinë.

Me rezolutën e miratuar, Kuvendi e autorizon Qeverinë e Kosovës për të udhëheq bisedimet me Serbinë dhe të kërkohet njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë me garantimin e tërësisë territoriale të Kosovës.

Në seancë opozita nuk ishte e pranishme.

Lexo po ashtu:  Se Valdete Daka more mua më thonë .... kështu siç po e përndjek Ti - Albinin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *