Në Australi, historia e një dreke familjare të kthyer në tragjedi është vënë në qendër të vëmendjes të mediave vendase, por edhe atyre ndërkombëtare. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e qetë të Leongatha, në jug të vendit ku gjyshërit u ndalën pranë shtëpisë së nuses së tyre për të ngrënë së bashku. Me ta ishin edhe nipërit dhe dy të ftuar të tjerë. Për drekë kishte kërpudha të egra, por që rezultuan… vdekjeprurëse. 4 persona u detyruan të shkonin në spital me simptoma helmimi: 3 humbën jetën ndërsa tjetri është në gjendje shumë të rëndë. Tashmë policia po heton rolin e nuses, e cila gatoi kërpudhat për të gjithë.

BBC raporton se ngjarja ka ndodhur të shtunën e 29 korrikut. Që atëherë komuniteti vendas, e më pas i gjithë vendi është duke folur për këtë drekë të mallkuar. Shumë kanë hedhur dyshime për rolin e mundshëm të nuses. Kërpudhat e gatuara – sipas policisë – ishin të llojit Phalloid Amanita, shumë helmuese. Ato shkaktojnë dëme të pakthyeshme në mëlçi, por pothuajse gjithmonë çojnë në vdekje nëse nuk trajtohet në kohë. Megjithatë, gruaja mohon çdo akuzë dhe shpjegon se nuk e di se çfarë mund të ketë ndodhur. Ajo thotë se e ka dashur gjithmonë familjen e saj dhe se nuk do të kishte bërë kurrë asgjë kundër tyre.

Lexo po ashtu:  Asnjëherë mos u anko/ Njerëzit nuk janë të interesuar për problemet tuaja

Disa orë pas drekës, të katërt e kuptuan se diçka nuk po shkonte mirë. Ata filluan të kishin simptoma të gastroenteritit të rëndë. Më pas ata shkuan në spitalin lokal për të marrë ndihmën e parë. Por situata u përkeqësua më tej dhe ata u transferuan në spitalin e Melburnit, rreth 2 orë larg. Megjithatë gjyshi, gjyshja dhe motra e kësaj të fundit humbën jetën. Nga ana tjetër, bashkëshorti i motrës është shumë i rëndë, në gjendje kritike dhe në pritje të transplantit të mëlçisë.

 

Nusja dhe dy djemtë e saj të pranishëm në drekë janë mirë. Policia sqaron se fëmijët hëngrën një diçka tjetër dhe jo kërpudha. Ndoshta edhe nusja nuk ka ngrënë kërpudha. Hetuesit megjithatë nuk janë të sigurt nëse kërpudhat vdekjeprurëse nga të katër të helmuarit ishin me të vërtetë në pjatën e servirur nga nusja e tyre.

“Për momentin vdekjet mbeten të pashpjegueshme. Mund të ketë qenë vërtet diçka e rastësishme dhe e pavullnetshme, por ne nuk jemi në gjendje ta themi ende se çfarë ishte” – thotë Dean Thomas i skuadrës së vrasjeve të policisë lokale. Vëmendjen e hetuesve e ka tërhequr edhe jeta private e gruas së ndarë nga bashkëshorti. Mirëpo, ndarja sipas nuses ka qenë “miqësore”. Këtë e dëshmon edhe marrëdhënia e përzemërt e mbajtur prej saj me familjen e ish-burrit.

Lexo po ashtu:  “Unë isha i vdekur 90 për qind”: Rrëfimi i Henri Kichka, një nga njerëzit e mbijetuar të kampit famëkeq të Aushvicit

“Unë me të vërtetë nuk mund ta kuptoj se çfarë ndodhi. Nuk kam bërë asgjë. I dua ata” – u tha ajo gazetarëve jashtë shtëpisë së saj dhe nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve të tjera. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *