Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se miti i forcave serbe është thyer në Gllogjan.

Kështu ka thënë ai gjatë manifestimit qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s.

“Ne e njohim këtë ditë si ditën e fitores. E vërtetë se Gazmendi dhe Agroni kanë qenë luftëtarë të hershëm që kanë luftuar përkrah Shkelzenit, Dautit dhe Luanit. Këta të tre atë ditë u flijuan në një betejë që morri kuptim – e kuptimi është fitorja, të luftohet, shpëtohet dhe fitohet”.

“Serbia kishte ndjekur një strategji të sajën të tokës së djegur. Serbia në skenarin e saj e kishte që ta pastrojë të gjithë terrenin – mos e leni askënd gjallë”.

“Mirëpo Zoti e deshi që atë të tërhiqeshin dhe ne të mbesim si fitues. Ndoshta fitorja e kësaj ditë u bë shkaktar që të besojmë më shumë. Miti i Serbisë dhe i forcave serbe u thye këtu”.

Lexo po ashtu:  Mikroplastika “udhëton” në kohë, gjendet në sedimentet e vitit 1733

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *