Stina e verës ka sjelle përveç temperaturave të larta edhe rastet nga pickimet e zvarranikeve dhe insekteve.

Helmimi prej tyre çon deri në rrezik për jetën. Sipas News 24 ditët e fundit ne spitalin Rajonal ne Fier janë paraqitur 10 raste, 4 fermerë janë pickuar nga merimanga e zeze dhe 6 nga gjarpërinjtë dhe nepërkat.

Mjeku toksikolog, Lulëzim Banushaj thotë se merimangat e zeza janë bërë më helmuese se nepërka, qoftë edhe ato të voglat.

Sipas tij dhimbjet dhe pasojat që shkakton pickimi i saj janë shumë më të rënda kur i krahason me pickimet e tjera dhe ndodh që të ngatërrohen me dhimbje që i shkaktojnë sëmundjet që kanë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

“Nëse personi nuk e ka kuptuar sepse ndonjëherë e ndjejnë që i ka pickuar diçka, por nuk e dinë se çfarë ne e kuptojmë nëpërmjet klinikës. Merimanga ka klinikë shumë të rëndë, me dhimbje shumë të forta, me ethe, dhimbje të të gjithë trupit, dhimbje të forta të barkut, që ngatërrohen dhe me sëmundje të tjera, me sëmundje kirurgjikale. Nga rastet që kemi parë ne është më helmuese se nepërka,” – tha mjeku.

Lexo po ashtu:  VV konfirmon se Glauk Konjufca do të bëhet ministër i Jashtëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *