Sikur s’jetoj në vendin tim – Dritëro Agolli.

Më ndodh sikur s’jetoj në vendin tim
Po në një vend të huaj dhe të largët
Në një qyetet me buba dhe me minj
Mes mureve të rrjepur dhe të lagët.

Çuditem pse kështu më duket shpesh
Kur s’ka njeri shtëpia, kur jam vetëm
Kur shiu në dimër flluska ngre në shesh
Dhe mua flluska flluska ma bën jetën

më ngjan sikur dhe strehët derdhin helm
Helmohemi ato çaste me njëri-tjetrin
s’e di nga vjen ky helm se s’kam ç’të them
Veç shoh se rrobat tona helm na rrjedhin

Ky vend më duket do helmohet krejt
Nga helmi rrjedhur vrimash në themelet
Pastaj do tundet toka në tërmet
Dhe Djalli i Madh do qesh e do zgërdheshet

I huaj jam në vendin tim mjerisht
Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerëz
Kjo më lëndon dhe shpirtin ma gërvish
më bën të qaj si nxënës prapa derës.

Lexo po ashtu:  Mbahet manifestimi letrar ndërkombëtar “Shtigje poetike”

/Www.mekulipress.com /  – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *