Coco Chanel i dha formë modës për gratë kudo në botë.

Falë dizenjimeve të saj inovative, veshjet e grave u shndërruan në pjesëza estetike, ndryshe nga veshjet kufizuese deri në Luftën e Parë Botërore.

Stilistja e famshme Coco Chanel karakterizohej nga një personalitet i fortë dhe karizmatik.

Fëmijërinë e kaloi në jetimore, por instinktet e saj të biznesit të kombinuara me aftësinë për të parashikuar kohërat, kanë qenë faktor për një ndikim të madh social.

Coco Chanel nxori në treg fustanin e ngushtë të zi.

Ky ishte një revolucion që fisnikëroi një ngjyrë që deri atëherë përdorej vetëm në rastet e zisë.

Nga ai moment, fustani tubino u bë shtylla e gardërobës femërore.

Gjithashtu, në sajë të ndikimit të Coco Chanel, mënyra e të veshurit u bë më komode.

AJO ISHTE E PARA QË PËRDORI PËLHURAT E BUTA E TË RRËSHQITSHME NË VEND TË ATYRE FORMALE E TË NGRIRA.

Coco Chanel njihet edhe për thëniet e saj shumë “të goditura”, 28 prej të cilave mund t’i lexoni në vijim…

Vishuni keq dhe do mbajnë mend fustanin; vishuni shkëlqyer dhe do të mbajnë mend gruan.

Moda kalon, stili mbetet.

Nuk pendohem për asgjë në jetën time, përveçse për atë që nuk kam bërë.

Ka një kohë për të punuar dhe një kohë për të dashuruar, e cila nuk na lë kohë për gjë tjetër.

Për të qenë i pazëvendësueshëm, duhet të jesh unik.

Asnjë burrë nuk të bën të ndihesh e mbrojtur dhe e sigurt, sa një pallto kashmiri dhe një palë syze të zeza.

Moda është shpikur për të dalë jashtë mode.

Disa njerëz mendojnë se luksi është e kundërta e varfërisë. Nuk është ashtu. Thjesht është e kundërta e vulgaritetit.

Ngjyra më e mirë në botë është ajo, e cila ju rri më mirë.

Mos shpenzoni kohë duke goditur murin, duke shpresuar që do të transformohet në një derë.

Jeta ime nuk më kënaqte, kështu që e krijova atë.

Akti më i guximshëm është që ende të mendoni për veten tuaj.

Butësia nuk i përfundon punët, përveç nëse jeni një pulë, e cila bën vezë.

Lexo po ashtu:  Ligjërimi i Nolit në një gosti shqiptare

Vishuni çdo ditë, sikur do të takoni armikun tuaj më të keq!

Ka njerëz të cilët kanë para dhe ka njerëz të cilët janë të pasur.

Suksesi shpesh arrihet nga ata, të cilët nuk e dinë se dështimi është i paevitueshëm.

Luksi duhet të jetë i rehatshëm, përndryshe nuk është luks.

Një vajzë duhet të jetë 2 gjëra: kush dhe çfarë ajo dëshiron.

Keni vetëm një jetë; do ishte më mirë të ishit argëtues.

Nuk jam e re, por ndihem e re. Ditën që do të ndihem plakë, do shkoj në shtrat dhe do të rri atje. Mendoj se të jetosh është diçka e mrekullueshme.

Moda ka dy qëllime: rehati dhe dashuri. Bukuria vjen kur moda ia arrin qëllimit.

Me qënë se gjithçka është në kokat tona, do të ishte mirë të mos i humbisnim ato.

Moda nuk është diçka që ekziston vetëm tek veshjet.

Ajo është në qiell, në rrugë; moda ka të bëjë me idetë, me mënyrën e jetesës, me atë që po ndodh.

Me shumë gjasë, nuk është e rastësishme që unë jam vetëm.

Do të ishte shumë e vështirë për një mashkull të jetojë me mua, përveç nëse ai është tmerrësisht i fortë.

Dhe nëse ai është më i fortë se unë, unë jam ajo e cila s’do të mund të jetonte me të… unë s’jam as e mençur, e as budallaqe, por mendoj se unë nuk jam një “rrjedhë e mullirit”.

Kam qenë në biznes, pa qenë fare biznesmene.

Kam dashuruar pa qenë fare një grua e bërë vetëm për dashuri.

Dy burrat që i kam dashur, mendoj, do të më kujtojnë mua, në tokë ose në parajsë, sepse burrat e kujtojnë gjithmonë një grua, e cila i shkakton atyre ankth dhe shqetësime.

Unë e kam bërë më të mirën, në lidhje me njerëzit dhe jetën, pa urdhëra, por vetëm me një shije për drejtësi”.

10 FAKTE INTERESANTE QË NUK I DINIT MË PARË RRETH CHANEL
Dihet tashmë që Chanel është një nga kompanitë më të njohura dhe të dashura të modës në botë.

Lexo po ashtu:  Komunizmi nuk e ka origjinën nga Marksi. Ai zhvilloi ide që kishin ekzistuar për shekuj me radhë

Por si çdo histori tjetër intriguese, edhe historia e Chanel përman një sërë detajesh për të cilat zor të kemi dëgjuar më parë.

Suksesi i Chanel, sigurisht i dedikohet kryesisht themelueses, Coco Chanel, por mendja e saj krijuese ishte vetëm një pjesë e historisë.

Në vijim do të gjeni 10 fakte të pabesueshme për të famshmen e modës, Chanel.

Chanel No. 5 është parfumi më i shitur i të gjithë kohrave

Pasi u lançua parfumi në vitin 1921, u kthye në një nga aromat më ikonë të shpikura ndonjëherë.

Ishte parfumi i parë që shfaqi reklamë në Super Bowl dhe Andy Warhol e bëri të pavdekshëm më artin e tij.

Sipas të dhënave të mbledhura në vitin 2014, është parfumi më i shitur i të gjithë kohërave.

Chanel ishte marka e parë që krijoi radhë për blerjen e manikyrit të tij.
Në vitin 1994, një artiste e makjazhit në shfaqjen e Chanel në Paris vuri re që thonjtë e një modeleje ishin të palyer dhe ajo do të ishte pjesë e një seti fotografik.

Kështu që ia leu me një lapustil të zi.

Më pas kërkoi që dikush t’ia shkëlqente me një nuancë tjetër.

Kështu lindi edhe ngjyra e kuqe e errët e Chanel, manikyri që i bëri njerëzit të prisnin në rradhë.

Coco Chanel shpiku kostumin për femra.
Coco Chanel është shpesh identifikuar me femrat të veshura me pantallona dhe gjithashtu ishte stilistja e parë që i mendonte femrat të veshura me kostume.

Ajo e revolucionarizoi modën për femra, që deri asokohe konsistonte në korse shtrënguese, funde të gjera dhe detaje shumë femërore.

Dyqani i parë i Chanel në Paris nuk ishte një butik.
Ndërkohë që shumë mund të mendojnë që historia e Chanel filloi nga krijimi i veshjeve, në fakt dyqani i parë u hap në vitin 1910 dhe kryesisht tregtonte kapele.

Dyqani i parë i veshjeve u hap vetëm në vitin 1915.

Reputacioni i Coco Chanel mori spunto nga kapelet e saj të famshme në Paris.
Përpara se marka të bëhej e famshme në rang botëror, Coco Chanel e ndërtoi reputacionin e saj në sajë të kapeleve të famshme.

Lexo po ashtu:  13 marrëveshjet që u nënshkruan sot mes Kosovës dhe Shqipërisë

Të njohura si Chanel Modes, kapelet pushtuan Parisin dhe çdo shoqëri tjetër që i kishte parë të paktën një herë.

Katër nga Pesë butikët e parë të Chanel u mbyllën në vitin 1945 për shkak të Luftës së Dytë Botërore.
Në vitin 1945, Chanel operonte me pesë butikë në Paris.

Fatkeqësisht, po atë vit katër u mbyllën për shkak të luftës dhe vetëm një vazhdoi të shiste parfume dhe aksesorë të cilët ishin të kërkuar nga ushtarët që kalonin.

Këpucët me dy ngjyra të Chanel kanë për qëllim t’i tregojnë këmbët të duken më të vogla dhe shalët më të gjata.
Këpucët me dy nuanca të Chanel janë zyrtarisht ikona të modës.

Por përpara vitit 1957, ky stil nuk ekzistonte.

Coco Chanel punoi me këpucarin Monsieur Massaro për të prodhuar këpucët ikonë të cilat u krijuan për të kryer dy qëllime: t’i bënin këmbët të dukeshin më të vogla dhe shalët më të gjata.

Çanta 2.55 u emërtua sipas datës kur ishte lançuar.
Çanta ikonë e kësaj marke mund të mbartë një emërtim të çuditshëm por në fakt ajo është data e lançimit të saj: Shkurt 1955.

Coco Chanel nuk e zotëroi kurrë plotësisht Shtëpinë e Chanel.
Partneri i saj i biznesit, Pierre Wertheimer, mundej të përballonte vetëm 10% të zotërimeve të kompanisë, por ajo kurrë nuk e zotëroi të gjithën vetë.

Tani kompania zotërohet 100% nga Alain dhe Gerard Wertheimer, pasardhës të Pierre.

Çanta 2.55 bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë me kalimin e viteve.
Çanta 2.55 është unike dhe në fakt vlera i rritet me kalimin e e çdo viti.

Duke qenë se produkti është shumë i kërkuar, Chanel ia rrit çmimin dhe nuk do t’ju sugjeronim të prisnit pasi më vonë nuk do të jeni në gjendje ta përballoni fare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *