Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Kryetari i Odës së Turizmit dhe Hotelerisë, Hysen Sogojeva, ka thënë që festivalet “Sunny Hill” dhe “Manifesta” mund t’i kenë kaluar dhjetëra milionë euro fitime.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

“Vetë Sunny Hill dhe Manifesta mund të kalojnë milionëshe, mund të kalojnë shifra dhjetëra milionëshe shifra por një gjë që duhet me cekë është që ka fillu një trend që nuk është i mirë për neve sepse diaspora që po vijnë, gjysmën e pushimit të vet po e kalojnë në Bregdetin e Shqipërisë ose në Mal të Zi, prandaj edhe remitencat janë më të vogla nëse e krahasojmë me vitet e mëparshme”, ka thënë Sogojeva në Info Magazine të Klan Kosovës.

Sipas tij, shteti duhet ta bëjë Kosovën një atraksion më të madh turistik që diaspora të qëndrojë dhe shpenzojë këtu gjatë verës.

“Prandaj, shteti, gjegjësisht qeveria, duhet me punu në këtë drejtim që me e ba ma atraktiv turizmin me qëndru në Kosovë”.

Lexo po ashtu:  OSBE në Kosovë: Tokat përreth Manastirit të Deçanit të regjistrohen si pronë e tij

Fitimet më të mëdha i kanë vjelur “Sunny Hill” dhe “Manifesta”, por shtrohet pyetja se sa ka fituar shteti i Kosovës, qytetari i saj? Kjo është një pyetje që opinioni publik e do sa më parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *