Edita Mekuli: Morali i dyfishtë i Kimete Berishës

Ende ka njerëz që mendojnë se morali i dyfishtë është rruga e duhur drejtë krijimit të demokracisë, paqës dhe të drejtave njerëzore. Fatkeqësisht! Në debatin aktual, nacional në Kosovë «gazetarja», «analistja» apo «blogerja», Kimete Berisha, në mënyrë të hapur e dëshmon, se ka prirje për veprime joetike. Ajo merr pjesë në kryqëzata me moral të dyfishtë, duke iu përgjigjur thirrjes për fushatë puçiste të «Papës» së sajë, Isa Mustafës. Ajo është e armatosur me argumente «morale», «pedagogjike» dhe  ideologjike në këtë shtegtim të udhrdhëruar nga «Kryqëzata kundër kryeministrit Albin Kurti».

Nëse veq e ndin vetën të detyruar, moj Kimete Berisha, për t’i zbatuar urdhërat e kalorësve të tu, atëherë ndalu me ato predikime morale. Gjatë këtijë shtegtimi në atë blogun tënd, je duke “argumentuar” se për zotëri Kryeministrin Albin Kurti më me rëndësi qenka pozita e tijë se frika e popullit nga vdekja. Dhe se mu kjo frikë e paska nguju popullin në shtëpi.

Lexo po ashtu:  Ndrydhja kolektive si simulim racional i qenies

E para: As Norvegjia e as shumë shtete tjera evropiane nuk kanë reagur më shpejtë se Qeveria Kurti për të marrë masa për mbrojtjen e qytetarëve.

E dyta: Gajret bre vajzë, shumë po i tutesh vdekjesh. Ngujimi është ndërmarrë për t’i mbrojtur të moshuarit dhe ata që kanë probleme shëndetësore. Mos të ka hy frika që ky peligrinazhi yt s’ka me pasë sukses?

Pjesmarrja jote në këto ekspedicione është jomorale dhe dëmtuese. Shtrohet pyetja: pas rrimarjes së Qeverisë (poqëse rrëzohet tani) prapë nga Vetvendosja, në kryqëzatën e kujtë do të marrësh pjesë ti?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *