Kishte arritur çdo gjë, vetëm ndërgjegjja i mungonte.

Koprracit i mungojnë të gjitha, nevojtarit i mungojnë pak gjëra, kurse të mendimshit nuk i mungon asgjë.

Kurse kohën e jo paratë, se me kohë arrin paratë, kurse me para nuk mund ta blesh kohën kurrë.

Në qoftë se fle – zgjohu; në qoftë se qëndron në këmbë – ec; në qoftë se ecën – vrapo; në qoftë se vrapon – fluturon.

Kush bisedon me botën, flet me njerëz të zakonshëm, kush lexon libra, flet me filozofë e njerëz të mëdhenj.

Janë katër fjalë magjike: të dish, të duash, të guxosh, dhe të heshtësh.

Kush dëshiron të japë, s’duhet të pyesë “A dëshironi?”

Kush përbuzë madhështinë, do të fitojë madhështi.

Mbaje rregullin dhe rregulli do të mbajë ty.

Mençuria nganjëherë fshihet në rroba të varfëra.

Më lehtë është ta shmangësh sëmundjen sesa ta kurosh atë!

Më mirë të dish mirë një gjë, sesa të dish keq shumë gjëra.

Më mirë të shfajsohen 100 fajtorë, sesa të dënohet një i pafajshëm.

Miqve fshehtas tërhiqua vërenjtjen, ndërsa haptas lavdëroi.

Mos mendo se je i mirë, nëse je më i miri në mesin e më të këqinjëve.

Mos prit nga të tjerët atë që mund ta bësh vetë.

Mundesh lehtë ta bindësh njeriun që s’di; mundesh edhe më lehtë të bindësh njeriun e urtë; por atë që di pak, e kujton se di tepër, as vet Perandia nuk mund ta bindë.

Në një botë të verbrish, është i bekuar ai që ka një sy.

Nëse dëshironi të dini cilat janë tri të këqiat më të mëdha për njeriun, shkurtimisht: gruaja, zjarri, vërshimet!

Nëse ke dëshira ta njohësh dikë, atëherë pyete se çka mendon për veten e vet.

Në verë është e vërteta, në ujë është shëndeti.

Nuk është i lumtur ai që ka çdo gjë që dëshiron, por ai që nuk dëshiron atë që s’e ka.

Nuk ka asgjë më të fuqishme se fjala; ajo mund të jetë pa shpirt si vrasës ,e ngrohtë si dashuria, e ftohtë si urrejtja, përkëledhëse si nëna.

Nuk ka padrejtësi më të madhe se kur drejtësia vonon.

Nuk meriton të ëmblën, kush nuk e ka kërkuar të hidhurën.

Nuk nderohet personi nga shtëpia, por shtëpia nga personi.

Njeriun e shkatërrojnë tri gjëra: varfëria, sëmundja dhe lufta.

Njeriu i ndershëm nuk lejon që as hija e tij të kalojë nëpër vende të dyshimta.

Njeriut i duhen dy vjetë që të mësojë të flasë, e gjashtëdhjetë vjet që të heshtë.

Një herë e shkruar sa dhjetë herë e lexuar.

Pasuria e ndërron huqin e njeriut, – rrallëherë për të mirë.

Për armikun mos fol keq, por vetëm mendo keq.

Përpiqu të jetosh ashtu, që mbi varrin tënd të qajë edhe varrtari.

Pleqëria është e fortë në sajë të bazës së vendosur në rini.

Premtimi gëzon vetëm budallanë.

Pusi mbyllet me gurë e me dhe, goja llafazane nuk mbyllet as me bjeshkë.

Që të dyja janë të këqija: t’u besosh të gjithëve dhe të mos i besosh askujt.

Rrënjët e diturisë janë të hidhura, kurse frutat e saj të ëmbla.

Sado që kryesorët bëjnë budallallëqe, i paguan populli.

Sa më pak të dijë njeriu, aq më shumë mendon se di diçka. Ndërsa sa më shumë që të dijë njeriu, sheh se sa pak dije ka.

Sëmundja e panjohur nuk ka asnjë lloj kurimi.

Sikur në dramë, ashtu edhe në jetë, nuk është me rëndësi sa zgjat, por si është kaluar.

Sikur të bliheshin fjalët, njerëzit më pak do të flisnin.

Si ta ndërrojë fati faqen, ndërrohen edhe miqtë.

S’ka gjë më të vështirë sesa me gruan e pasur.

Stomaku i urirtur rrallë nuk e përfill ushqimin e zakonshëm.

Te miku mund të shkosh vonë në gosti, në fatkeqsi shko menjëherë.

Të dashurosh e të mos jesh i dashuruar, njësoj sikur të përgjigjesh e nuk të ka thirrur askush.

Të gabosh është njerëzore, të ngulësh këmbë në gabimin që ke bërë është marrëzi.

Të kundërtat mjekohen me të kundërtat e tyre.

Të mos shkosh përpara do të thotë të ecësh prapa.

Të shumta janë veprat që bëhen nga dashuria. Por më të numërta, janë ato që bëhen nga frika.

Toka pa ujë është e vdekur, njeriu pa familje është pa vlerë.

Tretja e parë e ushqimit bëhet në gojë.

Vdekja është e sigurtë, çasti i vdekjes është i pasigurtë.

Veçori e marrëzisë është kur mangësitë e huaja shikohen, ndërsa ato personale harrohen.

Vetë koprraci është shkaku i mjerimit të vet.

Vetëm druri që era e godet vazhdimisht bëhet i fortë dhe i qëndrueshëm.

Vështirësitë, shpeshherë, e nxitin zhvillimin e mençurisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *