Pabllo Neruda
Mos shko larg, as dhe për një ditë të vetme, sepse,
Sepse- si mund ta them! – një ditë është gjatë
Dhe më duhet të pres për ty, si në një stacion të zbraztë
Kur trenat e parkuar flejnë diku në natë.
Mos më lë, as dhe për një orë të vetme, sepse
Pikat e vogla të ankthit do të rrjedhin bashkë lumë,
Tymi që endet me gjetë një shtëpi do të sillet endacak
Drejt meje, për t’ma mbytur zemren që ka humbë.
Oh, ndoshta silueta jote kurr nuk do çbëhet në plazh
Ndoshta qepallat nuk do të përpëliten në distancen bosh,
Dashuria ime, le të jemi në çdo sekond bashkë!
Ngase në këtë çast ke ikur shumë larg
Do endem si një labyrinth mbi tokë, duke pyet: