MPJD fton qytetarët e Republikës së Kosovës të shmangin kalimin nëpër Serbi

Për shkak të situatës së krijuar në veri të vendit, Ministria e Punëve të Jashtme dhe
Diasporës e Republikës së Kosovës, u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të
shmangin kalimin nëpërmjet Serbisë.
MPJD, gjatë ditës ka pranuar raportime për arrestime të qytetarëve të Republikës së Kosovës nga autoritetet serbe përgjatë kalimit të tyre nëpër Serbi, dhe po merret nga afër me rastet nëpërmjet Zyrës Ndërlidhëse në Beograd.
Marrë parasysh zhvillimet e fundit, dhe duke e njohur qasjen jo korrekte të autoriteteve serbe, me qëllim të shmangies të çfarëdo incidenti, MPJD fton qytetarët që të përdorin rrugë alternative për udhëtim.
Lexo po ashtu:  Britania paralajmëron për luftë të tretë botërore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *