Rusia po vazhdon të merret me çështjet që po ndodhin në Kosovë e që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me Serbinë. Kështu ka vepruar edhe me paraqitjen e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka komentuar punën e Gjykatës Speciale në Hagë lidhur me UÇK-në. Kjo ministri ka kërkuar që të gjithë ata që akuzohen për mizori duhet të përballen me ligjin dhe “dënimin e merituar”.

“E rëndësishme është që të gjithë ata që janë fajtorë për mizori, të zbuluara nga raportuesi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Dick Marty, të përballen me ligjin dhe dënimin e merituar. Nuk mund të ketë imunitet këtu,” tha ministria në një deklaratë për media.

Lidhur me këtë, ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës në Qeverinë Kurti, Glauk Konjufca kishte treguar se kush është iniciuesi i vërtet i raportit të Dick Martit që ishte baza e themelimit të kësaj Gjykate.

Konjufca ka treguar se mocioni për rezolutë në Këshill të Evropës ishte paraqitur në vitin 2008.

Lexo po ashtu:  Shpresoj të mos ketë luftë, por kjo nuk varet prej Serbisë

Ishte Konstantin Kosachev, asokohe kryesues i deputetëve të Federatës Ruse në Këshill të Evropës, që propozoi këtë mocion.

“Mendoj se raporti i Dick Martyt është iniciuar nga Rusia dhe këto fakte i kam mbledhur sa kam qenë pjesë e delegacionit të Evropës kur është miratuar raporti. Unë kam qenë pjesë e Këshillit prej vitit 2011 deri në vitin 2015 dhe pjesa që më së shumti më ka interesuar është raporti i Dick Martyt. Kur kam hyrë në arkivat e këtij Këshilli dhe çfarë kam gjetur ka qenë shumë e habitshme dhe e neveritshme”, kishte treguar Konjufca.

Ai ka treguar se ky mocion ishte dorëzuar dy javë nga Kosachev pas publikimit të librit nga prokurorja Carla Del Ponte.

“Në arkiv e kam gjetur mocionin i cili është dorëzuar në Komitetin Juridik dy javë pas publikimit të librit të Carla Del Pontes. Mocionin e kishte dorëzuar Konstantin Kosachev. Kosachev ka qenë udhëheqësi i deputetëve të delegacionit rus. Konstantin Kosachev pasi e boton Del Ponte librin, ku thotë që në këtë periudhën maj-qershor 1999 dhe gjashtë muaj kur është çliruar Kosova, 300 persona janë zhdukur në Kosovë dhe janë dërguar në Shqipëri, pretendimi i saj, janë hequr organet dhe me to është bërë tregti, duke aluduar në pjesëtarë të UÇK-së. Dy javë rri gati Kosachev dhe e deponon një mocion i cili e ka emrin ‘Mocion për trafikimin e organeve gjatë konfliktit në Kosovë dhe të trajtimit çnjerëzor’”, ka treguar ai.

Lexo po ashtu:  Me në fund/ Energjia elektrike do të paguhet edhe nga serbët

Konjufca ka thënë se raporti burimin e ka nga rusi Kosachev.

“Në vitin 2010 atë temë e rimerr Dick Marty. A nuk po është e habitshme që të jetë titulli i njëjtë i raportit të Martyt. Kjo vjen prej Konstantin Kosachevit e jo prej Martyt, pastaj Marty e ka prodhuar një raport 50 faqesh. Raporti është i mbushur me pa të vërteta, me shprehje raciste për shqiptarët si shoqëri fisnore, do me thënë aty shkruan se shqiptarët nuk janë komb, është raport i ndyrë dhe burimin e ka të Konstantin Kosachevi, drejtues i delegacionit rus në Këshillin e Evropës”, deklaron Konjufca.

Kjo rezolutë më vonë ishte votuar në Parlamentin Evropian dhe i kishte hapur rrugën përpilimit të raportit të Dick Martyt dhe më pas edhe themelimit të Task Forcës Speciale për hetimin e pretendimeve të dala nga raporti, e që udhëhiqej nga prokurori amerikan John Clint Williamson.

Kujtojmë se edhe vetë Ambasadori i Rusisë në Beograd atëkohë, Aleksandar Konuzin ka konfirmuar se raporti i Dick Marty është përgatitur me iniciativën e parlamentarëve të Rusisë.

Lexo po ashtu:  Kisha greke u thotë priftërinjve të injorojnë urdhrin e qeverisë për mbyllje

Ai ka thënë për mediat serbe se parlamentarët rus kanë kërkuar që të caktohet personi i cili do të paraqesë raportin në Këshillin e Evropës, pas informatave të publikuara në memoaret e ish-kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *