MPJ ndan një informacion të rëndësishëm për qytetarët që kalojnë nëpër Serbi drejt Kosovës

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të bëjnë kujdes për ata që janë duke udhëtar drejt Kosovës nëpër territorin e Serbisë, pasi që në pikat kufitare Jarinjë dhe Merdare është bllokuar qarkullimi për shkak të bllokadës nga serbët.

MPJ sqaron aktualisht nuk është i mundur qarkullimi me autobusë dhe kamionë, e as nuk është i sigurt kalimi me vetura.

Ndërkohë, për ata që tashmë ndodhen në Serbi, MPJ sugjeron që të përdorin pikat kufitare Mutivodë dhe Dheu i Bardhë apo nëpërmjet Maqedonisë së Veriut.

Për këtë bllokadë nga ana e serbëve, Gazeta Expresska raportuar sonte, duke u thirrur në burimet e veta.

Njoftimi i plotë:

?INFORMACION I RËNDËSISHËM PËR TË GJITHË ATA QË JANË DUKE UDHËTUAR DREJT #KOSOVËS

⛔️ Ju njoftojmë se ne territorin e Serbisë, në afërsi të pikave kufitare në Jarinjë dhe në Merdare, për shkak të protestave që po mbahen, nuk është i mundur kalimi i autobusëve dhe kamionëve që vijnë nga Kosova. Nuk është i sigurtë për momentin as kalimi i veturave.

Lexo po ashtu:  Turqia zhduk qytetin 12.000 vjeçar

?Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare ne Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit.

?Nëse nuk keni hyrë tashmë në Serbi, ju lutemi, mos udhëtoni përmes Serbisë.

?Duke marrë parasysh faktin që janë në qarkullim shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës, ju lutemi të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *