Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka kërkuar nga bashkëatdhetarët që do të shfrytëzojnë verën për të kaluar në vendlindje, që gjatë rrugës tranzit të kenë kujdes kur kalojnë nëpër Serbi.

MPJD-ja i ka rekomanduar diasporës që të planifikojë me kohë dhe me kujdes të shtuar rrugëtimin nëpër Serbi.

“Duke u nisur nga sjelljet e fundit të papërgjegjshme të institucioneve të Serbisë ndaj shtetasve të Kosovës, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ju rekomandon që rrugëtimin tuaj për në dhe nga Republika e Kosovës, të planifikoni me kohë dhe me kujdes të shtuar”, thuhet në apelin e MPJD-së.

Lexo po ashtu:  Moratorium 6-mujor, Serbia heq dorë nga aktivitetet ushtarake

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *