Një dozë e katërt e vaksinës anti-COVID rrit pesëfish antitrupat një javë pas administrimit të vaksinës, tha të martën kryeministri izraelit, Naftali Bennet, duke cituar gjetjet preliminare të një studimi atje.

“Një javë pas dozës së katërt ne e dimë me një shkallë më të lartë sigurie se doza e katërt është e sigurt”, tha Bennett në Qendrën Mjekësore Sheba.
“Lajmi i dytë: ne e dimë se një javë pas administrimit të dozës së katërt, ne shohim një rritje pesëfish të numrit të antitrupave tek personi i vaksinuar”, tha ai.

“Kjo me gjasë nënkupton se mund të ketë një rritje të konsiderueshme kundër infeksionit dhe… shtrimit në spital dhe simptomave (të rënda), u shpreh Bennett.

Izraeli deri më tani ka regjistruar 1.4 milionë raste nga coronavirusi dhe më shumë se 8 mijë viktima, bazuar në të dhënat e Worldometer.

Lexo po ashtu:  Uria në mes të natës, ja arsyet shëndetësore pse ndodh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *