Një dozë e katërt e vaksinës anti-COVID rrit pesëfish antitrupat një javë pas administrimit të vaksinës, tha të martën kryeministri izraelit, Naftali Bennet, duke cituar gjetjet preliminare të një studimi atje.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.“Një javë pas dozës së katërt ne e dimë me një shkallë më të lartë sigurie se doza e katërt është e sigurt”, tha Bennett në Qendrën Mjekësore Sheba.
“Lajmi i dytë: ne e dimë se një javë pas administrimit të dozës së katërt, ne shohim një rritje pesëfish të numrit të antitrupave tek personi i vaksinuar”, tha ai.
“Kjo me gjasë nënkupton se mund të ketë një rritje të konsiderueshme kundër infeksionit dhe… shtrimit në spital dhe simptomave (të rënda), u shpreh Bennett.

Izraeli deri më tani ka regjistruar 1.4 milionë raste nga coronavirusi dhe më shumë se 8 mijë viktima, bazuar në të dhënat e Worldometer.




