Xhenxhefil, një rrënjë shumë e dashur aromatike, e freskët dhe me shije të lehtë pikante. Për të përfituar nga vetitë e kësaj rrënjë mund ta konsumoni në formën e çajit bimor, të nxehtë dhe të ftohtë.

Në fakt, një çaj bimor me bazë xhenxhefili ka aftësinë të stimulojë metabolizmin, duke përshpejtuar konsumimin e yndyrave dhe duke ndihmuar trupin të largojë toksinat. Plus, ndihmon në lehtësimin e stresit. Në fakt, falë veprimit të tij gjallërues, është perfekt për të luftuar stresin, dhimbjet e kokës dhe lodhjen.

Mund ta përdorni për të shijuar pjatat, por edhe në formë infuzioni për trajtimin e sëmundjeve të stinës. Në fakt, xhenxhefili është një minierë e vërtetë e vetive ushqyese për trupin tuaj.

Duke nuhatur rrënjën e freskët, aroma e xhenxhefilit është shumë e ngjashme me atë të limonit, por aroma është e athët. Xhenxhefili u jep një shije pikante shumë pjatave, por shija e tij ndryshon në varësi të mënyrës se si pritet.

Xhenxherfili vepron në sistemin imunitar, në sistemin tretës, në sistemin osteoartikular dhe në funksionet metabolike. Për më tepër, nëpërmjet rregullimit të disa citokineve, duket se ka një veprim antiinflamator dhe antibakterial.

Lexo po ashtu:  Specat, njihni vlerat ushqyese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *