Gëzim Mekuli
/Njohës i shkencave të mediave dhe retorikës/
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptareNa ishte njëherë gazeta në letër.
Gazeta në letër po vdes së bashku me njerëzit që e lexojnë atë. Ndoshta për dikë është e vështirë të ndërpritet prodhimi i tillë mediatik, por media digjitale po “e vjedh” gazetarinë në letër.
Të nderuar kryeredaktorë e botues!
Është momenti i fundit që gazeta shqipe në letër të mendojë për të ndërtuar një gazetari digjitale, profesionale, objektive, hulumtuese, demokraciprodhuese, humane e atdhedashëse.

E them këtë sepse do të vijnë aksionarë të fuqishëm, biznesmenë të pasur, jo-shqiptarë, ndoshta rusë, kinezë, bullgarë apo serbë, që do të mendojnë digjitalisht e politikisht, dhe do ta varrosin modelin e vjetër të gazetës në letër.
Për ne, si komb e si shoqëri, që akoma nuk e kemi të rregulluar sistemin politik demokratik e as të përfunduar çështjen kombëtare, ky monopol i mundshëm i gazetarisë digjitale, i udhëhequr nga duar të huaja, do të ishte politikisht i papërshtatshëm dhe ekonomikisht i dëmshëm.
/MekuliPress/ – Shkruar në vitin 2015.
