Nga Naim Frashëri

“Të mëshehurit dhe të mbuluarit e fytyrës së gruas s’ka qënë në kohën e profetit, por është çpikur më vonë. Ndalim i math në përparimin e një kombi!

Si mund të vejë mbroth një komb kur gratë, domethënë gjysma e njerëzisë rron e mbyllur si në kuvli? Si mund të jetë i zgjuar e i mbarë një komb pa patur në vijë jetën e shtëpisë e të fëmijësë, dhe këto qysh mund të bëhen kur burri rrin veç gruas?

Ç’dashuri, ç’ arsye mund të mësojnë e të marrin djemtë e një të tillë familje…

Gruaja duhet të jetë e mësuar më shumë se burri se fëmija së pari nga mëma e marrin arsimin dhe mësimet… Gruaja është mëmë e fëmijës, zonjë e shtëpisë dhe krejt i njerëzisë”, shkruante Naim Frashëri të cilin shkrim e sjellë për ju e pavarura MekuliPress.

Lexo po ashtu:  - Nëse veprimet tuaja i frymëzojnë të tjerët të ëndërrojnë më shumë, të mësojnë më shumë, të bëjnë më shumë dhe të bëhen më shumë, atëherë je lider.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *