Kanë kaluar 85 vite nga Kristallnacht, ngjarja që do të shënonte fillimin e njërës prej masakrave genocidale më të pashembullta në histori, Holokaustit. Nazistët shfrytëzuan gjestin e dëshpëruar të një të riu hebre në ambasadën gjermane në Paris, për të nisur një nisur në vale të paparë dhune dhe shkatërrimesh. Një gazetar britanik, dëshmitar i asaj nate, raportoi i tmerruar se pjesë e histerisë ishin bërë edhe njerëzit të zakonshëm, madje edhe gratë e fëmijet e tyre, që edhe nëse nuk morrën pjesë fizikisht, brohorisnin me gëzim përballë asaj që po shihnin

Në gusht të vitit 1938, qeveria gjermane njoftoi se lejet e qëndrimit për të huajt, ku përfshiheshin edhe hebrenjtë e lindur në Gjermani, do të anuloheshin, dhe se ata që prekeshin rrezikonin dëbimin. Ndërkohë, qeveria polake nxitoi të deklarojë, se nuk do të pranonte hebrenjtë gjermanë me origjinë polake, përtej fundit të muajit tetor të atij viti. Në 28 tetor 1938, Gjermania deportoi 12.000 hebrenj polakë, ku secilit iu lejua të marrë me vete vetëm një valixhe, dhe pjesa tjetër e pasurisë së tyre u konfiskua në përgjithësi nga qeveria, ndonëse pati shumë raste kur fqinjët i plaçkitën shtëpitë e braktisura…

Lexo po ashtu:  𝐅𝐣𝐚𝐥𝐢𝐦𝐢 𝐨𝐫𝐢𝐠𝐣𝐢𝐧𝐚𝐥 𝐢 𝐈𝐬𝐦𝐚𝐢𝐥 𝐐𝐞𝐦𝐚𝐥𝐢𝐭 𝐦𝐞̈ 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫 𝟏𝟗𝟏𝟐