Sezoni 2019-2020 i NBA-së që pritet të rinisë më 31 korrik do të mbyllet më 12 tetor. Kjo është data e planifikuar nga NBA në rast se përcaktimi i ekipit kampion do të jetë me 7 ndeshje finale të luajtura.
NBA ka bërë gati planin e rikthimit në fushë, më pjesëmarrjen e 22 skuadrave më të mira. Çdo ditë pritet të luhen 6 ndeshje dhe mund të përdoren dy fusha. Ndeshjet do të jenë të gjitha pa tifozë dhe do të luhen në Disney World (Orlando, Florida).

Ky sezon do të mbyllet maksimumi më 12 tetor, por kur do të nisë sezoni i ri? Sipas ESPN, sezoni 2020-2021 pritet të nisë në një ditë të shënuar, më 25 dhjetor, për Krishtlindje. Gjatë kësaj periudhe 2-mujore skuadrat do të kryejnë merkaton dhe përgatitjet për sezonin e ri.

Lexo po ashtu:  Kombëtarja jonë do të përballet sot me Islandën në orën 20:45

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *