Sezoni 2019-2020 i NBA-së që pritet të rinisë më 31 korrik do të mbyllet më 12 tetor. Kjo është data e planifikuar nga NBA në rast se përcaktimi i ekipit kampion do të jetë me 7 ndeshje finale të luajtura.
NBA ka bërë gati planin e rikthimit në fushë, më pjesëmarrjen e 22 skuadrave më të mira. Çdo ditë pritet të luhen 6 ndeshje dhe mund të përdoren dy fusha. Ndeshjet do të jenë të gjitha pa tifozë dhe do të luhen në Disney World (Orlando, Florida).
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Ky sezon do të mbyllet maksimumi më 12 tetor, por kur do të nisë sezoni i ri? Sipas ESPN, sezoni 2020-2021 pritet të nisë në një ditë të shënuar, më 25 dhjetor, për Krishtlindje. Gjatë kësaj periudhe 2-mujore skuadrat do të kryejnë merkaton dhe përgatitjet për sezonin e ri.




