Toto Cutugno, një nga këngëtarët më të mirë të muzikës italiane, ndërroi jetë në një spital në Milano, pas një beteje të gjatë me kancerin. Italiani i vërtetë me kitarën në dorë, siç thonë vargjet e këngës së tij, lë pas një listë të gjatë suksesesh muzikore dhe një karrierë që i kaloi shumë herët kufijtë e vendit fqinj.

L’italiano”, me të cilën ai mori pjesë në Sanremon e vitit 1983, u bë kënga që do ta identifikonte atë si këngëtar, por edhe mbeti si një fotografi e kohës kur u shkrua.

Edhe pa vargjet, versioni i saj instrumental, është ngulitur aq thellë në kujtesën e italianëve dhe plot të tjerëve që e duan muzikën, saqë përcjell të njëjtin emocion.

Debutimi i tij i parë në San Remo ishte në vitin 1976, kur u ngjit në skenë së bashku me grupin e tij, “Albatros”, me “Fluturimi AZ 504”. Zuri vendin e tretë. Në vitin 1978 bashkëpunon me Çelentanon për këngën “Soli”, një sukses që në ditën e parë të publikimit që u pasua nga muaj të tërë në krye të klasifikimeve muzikore.

Lexo po ashtu:  Babai i Nënë Terezës u helmua nga serbët në 1919

Në vitin 1980, Cutugno paraqitet në San Remo me “Solo noi”, vit në të cilin Cutugno vë firmën e tij mbi të gjitha këngët e albumit «Il tempo se ne va» për Celentanon.

Në vitin 1990 fiton Eurovizionin me “Insieme 1992”, një himn për Europën e bashkuar.

Toto Cutugno nuk shkroi këngë vetëm për veten. Vargjet e tij iu bashkuan zëri të Domenico Modugno-s, Adriano Çelentanos, Gigliola Cinquetti-t, Ornella Vanonit, Mireille Mathieu, Dalidës, Johny Hallyday-t etj.

Cutugno njihet si këngëtari i çmimeve në dyta në Sanremo, por vargjet e këngëve të tij janë mësuar përmendësh nga italianët për breza të tërë. Cutugno u bë simboli i kulturës nacional-popullore në ekranin e karakterizuar nga spektaklet e Pippo Baudos në fund të viteve ’70-fillimi i viteve ’80.

Në rrëfimet e tij, ai thotë se e shkroi “L’italiano” gjatë një koncerti në Toronto, kur kuptoi se pothuajse të gjithë ata që e dëgjonin ishin emigrantë italianë. Menjëherë pas koncertit lindi vija melodike, që më pas iu bashkuan vargjet e Cristiano Minellono-s. Në atë kohë, në Canale 5 jepej programi “Buongiorno Italia”, një përshëndetje që u bë vargu i parë i këngës, e cila do t’i jepte Cutugnos famën ndërkombëtare.

Lexo po ashtu:  E dini për çfarë duhet të jeni krenarë sipas shenjës suaj të horoskopit?

Më poshtë një prej më të bukurave të Cutugnos:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *