Burimet e lajmit duhet të trajtohen po aq drejt dhe hapur, siç trajtohen edhe lexuesit. Nuk duhet kërkuar më kot në jetën personale të dikujt. Pjesëtarët e stafit nuk duhet të kërcënojnë që të bëjnë dëm burimeve jo bashkëpunuese. Nuk duhet të premtojnë mbulim favorizues në këmbim të bashkëpunimit. Nuk duhet të paguajnë për intervista apo dokumenta të papublikuara.

Pjesëtarët e stafit nuk duhet të zbulojnë identitetin e tyre tek njerëzit që mbulojnë, ndonëse nuk duhet ta bëjnë gjithmonë të ditur statusin e tyre si gazetarë kur kërkojnë informacione që janë normalisht të disponueshme për publikun.

Pjesëtarët e stafit nuk mund të paraqiten si oficerë policie, avoketër, biznesmenë apo cilido tjetër, kur janë në punën e tyre si gazetarë. Për shmbull siç ndodh në raste të rralla, kur kërkojnë të hyjnë në vende që ndalojnë gazetarët, korrespondentët mund të maskohen dhe të identifikohen si njerëz që udhëtojnë për arsye biznesi apo turistë.

Lexo po ashtu:  Rakia parandalon koronavirusin? Ekspertët thonë se…