Kanë kaluar tashmë rreth 7 muaj që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit, por shkenca dhe institucionet ndërkombëtare nuk kanë ende nuk përgjigje zyrtare përfundimtare rreth një protokolli të sëmundjes dhe trajtimit të saj.

Sot Organizata Botërore e Shëndetësië ka njoftuar se asimptomatikët nuk janë përhapës të infeksionit, ose janë përhapës shumë të rrallë.
E njëjta organizatë sugjeronte që të mos përdoren dorezat seps janë përhapëse infeksioni. Në vend të tyre duhet përdorur dizinfektanti.
Po kështu OBSh rekomandoi tërheqjen e hidroksilklorokinës, por mandej u detyrua të rishikonte qëndrimet.

Ende sot që flasim nuk ka një përgigje zyrtare për remdesivir dhe vlerën e tij, ndërkohë që interesi për vaksinën duket se ka rënë.
Sëmundja vetë nuk duket se po ulet në kurbën e vet. Ndonëse epiqendra është zhvendosur drejt Amerikave, numri i të infektuarve është i qëndrueshëm. Kështu në Itali ka një rënie të ndjeshme të të vdekurve, por nuk ka zerim të rasteve. Në Shqipëri p.sh numri i të infektuarve vazhdon të jetë i qëndrueshëm dhe nuk ka rënie, edhe pse rastet e vdekjeve janë shumë të rralla. Ndryshe ndodh me Maqedoninë.

Lexo po ashtu:  Tomë Gashi: Avokatët britanik në Gjykatën Speciale, po m’i vjedhin thëniet dhe shkrimet e mia

Ky realitet shumë i ndryshueshëm vë në pikëpyetje vlerën e politikave kufizuese dhe sidomos i lë qeveritë pa ndonjë opsion të besueshëm për eventualitetin e një vale të dytë. Çfarë do të bëhet nëse epidemia riaktivizohet, ose virusi rikthehet me forcë?

Kjo sjellje e OBSh-së ka dëmtuar imazhin e saj dhe ka zbuluar kufizimet e mëdha të mjekësisë në aspektin e reagimit të shpejtë ndaj një sëmundjeje të re.

Pas vitit 2009 kjo ishte sprova e parë dhe në kushtet e mediave sociale, edhe më e rënda. Do të jetë shumë e vështirë, në mos e pamundur që ndonjë shtet të dëgjojë seriozisht këshillat e OBSh-së pas kësaj që po ndodh, duke e shndërruar luftën ndaj epidemisë në një sfidë nacionale për çdo shtet.

Dhe po shihet se thuajse të gjitha shtetet – përfshirë Shqipërinë – po marrin të paktën një masë të përbashkët: po shtojnë numrin e shtretërve dhe të respiratorëve. Pa folur për stokun e barnave që u eksperimentuan deri më tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *