Në Hjuston të Shteteve të Bashkuara do të varroset sot George Floyd, afrikano-amerikani që vdiq në duart e policisë.
Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.
☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.Floyd, 46 vjeç, do të varroset pranë nënës së tij.
Ai ka vdekur më 25 maj, pasi një oficer i bardhë i policisë e ka shtypur me gju në pjesën e pasme të qafës.

Floyd është ndaluar nga policia nën akuzat se ka krijuar një faturë false, në vlerë prej 20 dollarësh.
Vdekja e tij ka shkaktuar protesta masive kundër racizmit në SHBA, të cilat janë përhapur edhe në pjesë të tjera të botës.
Të katër policët që kanë marrë pjesë në ndalimin e Floydit janë pushuar nga puna dhe janë akuzuar për vrasje ose bashkëfajësi në vrasje.




