Në Greqi ka një rritje të konsiderueshme të rasteve të reja me Covid. Sipas buletinit të Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik, të cilit i referohet Kathimerini, për periudhën 24-30 korrik, numri i rasteve të konfirmuara me SARS-CoV-2 është rritur në krahasim me javën e kaluar.

Javën e kaluar në spital janë shtruar 321 pacientë pozitivë e Covid, një rritje kjo 41% më shumë krahasuar me mesataren e pranimeve javore gjatë katër javëve të fundit.

Megjithëse vihet re një rënie e numrit të pacientëve që përfundojnë në intubim, aktualisht janë 16 raste të tilla në spitalet greke.

Numri i fataliteteve ka arritur në 24. Mosha mesatare e tyre ishte 87.5 vjeç.

Mostrat javore të ngarkesave virale në ujërat e zeza urbane treguan një rritje të SARS-CoV-2 në tetë nga 10 rajonet e kontrolluara.

Rritja e rasteve të reja përkon me kulmin e sezonit turistik në Greqi.

 

Lexo po ashtu:  Putini teston raketën balistike dhe kërcënon: Armiqtë të mendohen mirë. Këto armë unike do të forcojnë…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *