Kryeministri i Serbisë Milos Vucevic ka dhënë dorëheqjen. Ai ka njoftuar  se me këtë rast do japë dorëheqjen edhe Milan Djuric, kryebashkiak i Novi Sadit.

Dorëheqja vjen në një situatë kur në Serbi kishte grevë të përgjithshme, një pakënaqësi në rritje dhe një galvanizimim të vazhdueshëm të situatës.

Hap pas hapi, institucione të tëra jashtë rrezes së qeverisë u vunë në krah të studentëve që dëshmuan se ditën të lëvizin dhe të kërkojnë edhe kur kundër tyre është ambasadori amerikan dhe ai i BE-së.

Çfarë na tregon kjo që ndodhi? Na tregon se Mosbindja Civile kur realizohet nga njerëz seriozë me kauza të vërteta, funksionon. E bën real presionin politik mbi pushtetin.

Mesazhi është shumë i rëndësishëm: Protesta funksionon. Dhe jep rezultat.

Mesazhi shkon edhe për karagjozin numër dy në Tiranë, Sali Penxheren që ulëriste për hallin e vet për Mosbndje Civile dhe Qeveri Teknike, kurse tani llap nga selia përditë i bindur se në pushtet jo që nuk vjen më, po as edhe do të vijë.

Lexo po ashtu:  Gazeta “SonntagsBlick”: - Me mbiemra shqiptarë dhe turq, më pak shanse për të marrë banesë në Zvicër

Ku shkoi Mosbindja Civile z. Berisha? Ku iku furtuan jote demokratike dhe e Flamur Nokës? Fshihu dhe bëj sikur nuk kupton, merru me thashetheme e llap. Llap deri sa të kesh frymë se kjo të mbeti dhe e ke hak!

s.zaimi