Ambasada e Republikës së Kosovës në Zagreb informon se në Universitetin e Zagrebit – në Fakultetin e Studimeve Kroate nga sot u shtua edhe lënda Historia e popullit shqiptarë
Në Universitetin e Zagrebit – në Fakultetin e Studimeve Kroate, u hap moduli, kësaj here si lëndë zgjedhore – Historia e popullit shqiptarë – ku studentëve të historisë do tu ligjerohet për historinë, identitetin dhe kulturën shqiptare.
Kjo lëndë do të ligjerohet nga profesor eminent kroat. Literatura e përzgjedhur dhe përmbajtja e saj premton shumë.
Në ligjeratën e parë muarën pjesë deputetja shqiptare znj. Ermina Lekaj Përlaskaj, si dhe ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci Dr. Martin Berishaj.
Në fjalën e vet deputetja shqiptare falenderoi ligjëruesit prof. Joško Pavković, prof. Stjepan Ćosić dhe paralajmëroi se si ligjerues do të jenë krahas profesorëve kroat edhe profesori Berishaj që tashmë është edhe ambasadori ynë këtu në Kroaci.
Dr. Berishaj, ne fjalën e vet shprehi kënaqësinë se do të jenë njëkohësisht edhe ligjerues në këtë lëndë, e që, studentëve kroat do tu ofrojë atz pjesë të munguar deri tani, pra, atë të historisë së mëndimit politik shqiptarë.
Prof Ćosić i cili njëkohësisht ishte edhe drejtor i Arhivit të Dubrovnikut, shtoi se lënda e historisë shqiptare është ogur i mirë për shkencën kroate në departamentin e historisë kroate dhe se ajo do të pasurohet me dije nga lënda e historisë shqiptare, e cila studentëve do tu hapin rrugë për ta kuptuar sa më mirë dimensionin shqiptarë shkencorë nga Iliria e deri ne ditët e sotme.
Prof. Joško Pavković, studentëve u uroi shtegëtim shkencorë në literaturë shteruese lidhur me shqiptarë.
Na priftë e mbara!
Lexo po ashtu:  Fillimi i fazës së dytë të luftës, Putin sulmon Donbasin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *