Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta


Në Zubin Potok është hapur një fabrikë e re për prodhimin e transformatorëve të energjisë me kapacitete nga 50 deri në 5,000 kVA, me synim furnizimin e tregut vendor dhe eksportin.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ka marrë pjesë në hapjen e fabrikës më 10 shtator, së bashku me ministren Rozeta Hajdari dhe përfaqësues të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit.

Sipas Rizvanollit, kompania “Electro Plus”, e udhëhequr nga Hetem Tërllabuqi, ka ndërtuar ndër vite përvojë në furnizimin, montimin dhe servisimin e transformatorëve të energjisë.

Me hapjen e fabrikës së re, kompania synon të kalojë nga aktiviteti si distributor dhe ofrues shërbimesh në prodhues vendor, me kapacitete për prodhim, testim dhe certifikim të transformatorëve sipas teknologjive të avancuara.

Lexo po ashtu:  Paratë e drogës që e shndërruan Ramën në sovranist

Fabrika tashmë do të udhëhiqet nga Ferdane Tërllabuqi, çka, sipas ministres Rizvanolli, përfaqëson edhe një shembull të përfshirjes së grave në pozita udhëheqëse në sektorin industrial.

Investimi pritet të ndikojë edhe në zhvillimin ekonomik lokal të Zubin Potokut, përmes krijimit të vendeve të reja të punës, zhvillimit të aftësive profesionale dhe krijimit të mundësive të reja për bizneset dhe shërbimet lokale.

Sipas njoftimit, prodhimi i transformatorëve do të synojë jo vetëm nevojat e tregut të Kosovës, por edhe tregjet e huaja.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com