MekuliPress ju sjellë një letër të sinqertë të Lasgushit dërguar nënës. Është një letër e padjallëzuar ku i biri nderon deri në përulësi nënën e vet.
Letra më poshtë:
Zonjës Kostandina Gusho.
Rruga Naim Frashëri
Pogradec
Tiranë, 22 Qershor 1939.
Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!
☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare
Nëna ime e dashur,
Dyke dashur të martohem me një çupë pe shkolle që më ka hije, kërkoj lejën t’ënde. Çupa ka mbaruar përpara tetë muajsh Institutin “Nëna e Skënderbeut” dhe bën vjersha. Është një lesh-verdhë e hollë, ashtu siç më pëlqen mua po më shumë se këto, më pëlqen mëndja dhe shpirti i saj.
I-ati ka qënë oficer po është vrarë prej kohe për Shqipërinë, ay kishte dy dekorata. Unë me çupën jam njohur përpara dy vjetëve kur ajo ishte nxënëse në klasën e tetë. Kish ardhur klasa e VII-të dhe e VIII-të e Institutit nënë udhëhëqjen e kujdestares së tyre, të vizitojnë Ekspozitën e Rilindjes ditën e 25-vjetorit. Emri i çupës është Nafije Mema, ajo është një atdhetare e përvëluar si dhe unë.
Ju dërgon të gjithëve shumë të fala dhe ty, nëna ime e dhemshur, të puth dorën me dashuri dhe me nder të math.

Djali yt Llazar.
