“Nëna” është një poezi nga autori italian Giuseppe Ungaretti, i cili trajton në këtë poezi ndarjen nga jeta të nënës së tij. Poezia ndërtohet mbi bazën e retrospektivës (strofa e parë e poezisë), si dhe të planeve për të ardhmen (strofat e tjera). Ndjesia që transmeton është padyshim dhimbja, pasi nuk mund të përballohet ndryshe largimi nga jeta i një personi kaq të rëndësishëm për këdo nga ne, siç është nëna jonë.

Nëna
Dhe kur zemra me rrahjen e saj të fundit
Do rrëzojë murin e hijes që na ndan nga përjetësia
Për të më çuar, Nënë, përpara Zotit
Si dikur fëmijë do më mbash për dore.

Gjunjëzuar, e vendosur, përballë përjetësisë
Do të jesh një statujë, duke pritur gjykimin
Me të njëjtën sjellje
Që të shihte në jetë, në lutje.

Dridhshëm do të çosh krahët e vjetër në qiell,
Si atëherë kur u shuajte
Duke thënë: Zoti im, ja ku me ke.

Dhe vetëm kur Zoti do ketë shprehur faljen e tij
Do dëshirosh të më shohësh.
Do kujtohesh që më ke bërë të të pres gjatë,
E do të kesh në sy një psherëtimë lehtësie për faljen.

Lexo po ashtu:  Strijat gjatë shtatzënisë, si t’i parandalojmë dhe trajtojmë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *