Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta
email sharing button
sms sharing button

Në mbremje u kthye ai në shtëpi
i lodhur, i ngrysur, me traktet në gji.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Mesnates së shurdhër, së errët, se shkret’
do ngjise ai traktet kudo ne qytet.

-Mesnates ti sonte, o nënë, me zgjo!
-Mir’, biri nenes, fli, bir! – tha ajo.

Ai si i vdekur në gjumë! Ra pastaj
dhe nena mbi te nuk i ndan syte e saj.

Shikon ajo traktet dhe lutet mbi te
(Fli, biri i nenës, se ora s’eshte një.)

Akrepi leviz, me ngadale leviz
pas perdesh, pas xhamash: e zeze nata pis.

Ne enderr ai buzeqesh e po sheh,
nje fushë te bukur, nje qiell pa re.

Dhe nena e tij me te bardha vallezon,
ne fushe te sahatit me dore tregon.

Akoma akrepi s’ka shkuar ne nje,
ndaj nena s’e zgjon, ndaj akoma po fle.

Lexo po ashtu:  Rreth çfarë mendojnë filozofët - "Çfarë më pengon mua, është kualiteti i Televizionit francez, me të vërtet ! Eshte një nga më të mirët në botë, Fatkeqsisht !"

Por befas ne fushe u degjua qe larg
nje krisme perreth: trak a trak, trak a trak!

Dhe nena u zhduk si ne mjegull atje,
sahati i thyer sec ra permbi dhe.

I mbytur ne djerse u zgjua ai
(O nënë), dhe doren e vuri ne gji.

Atje trakte s’ka. (O nënë ku je!)
Pas perdesh, pas xhamash po gdhin dite e re.

(O nënë!), por nëna nuk është me perqark
diku mitralozi troket: trak a trak!

Diçka neper mendte atij shpejt I erdh’
u hodh drejt nga porta: kuptoi e u zverdh.

Ne dor’ revolverin, ne rrugen e shkret’
vrapoi n’erresire, kudo ne qytet.

(O nëne, o nëne, o nënë, ku je!!!!)
Ja, zbardhin mbi mure ca trakte atje.

Vrapon, po nuk duket gjekundi ajo,
…(Ndal!) ndihet tek-tuk. Vrapo shpejt! Vrapo!

N’agim afer pyllit, ne an’ te nje perroi
pas drureve ai u mbeshtet e vajtoi.

…Qe biri te flinte i qetë gjer n’agim,
mesnata per nenën s’do ketë mbarim.

Ismail Kadare