Nga Nexhat Gërguri

Nëse vlerësoni gazetarinë tonë të pavarur, na mbështetni me një "kafe" simbolike për të mbajtur Mekuli Press të lirë nga çdo ndikim!

☕ Mbështete sot MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare

Katërdhjetë mijë votat e shqiptarëve dhe pakicave për partinë e Nenad Rashiqit do ta nxirrnin Kosovën nga kthetrat e «Listës Serbe»

Nenad Rashiq dallohet për qëndrimin e tij konstruktiv ndaj Republikës së Kosovës. Ai flet mirë gjuhën shqipe dhe nuk është dëgjuar ndonjëherë të ketë qenë i prononcuar kundër legjislacionit të Republikës së Kosovës. Ai është thjesht një politikan modern i kalibrit evropian.


Duke qenë i tillë, konstruktiv dhe institucionalist, e jo në shërbim të politikës shtetërore të Serbisë, Nenad Rashiq meriton një përkrahje më të gjerë sesa vetëm nga një pjesë e komunitetit serb.


Përkrahja që do të merrte zoti Rashiq nga shqiptarët dhe komunitetet e tjera, e cila do të përkthehej në të paktën 40 mijë vota, do ta nxirrte partinë e tij si forcën e parë politike të komunitetit serb në Kosovë. Me këtë, ajo do të bëhej dominuese edhe në raport me partitë e tjera serbe të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës dhe do ta zvogëlonte ndjeshëm ndikimin e «Listës Serbe» në Kuvend.

Lexo po ashtu:  Para se me ik prej këtij vendi…

Çdo parti shqiptare apo koalicion partish do të mund ta kishte partinë e Nenad Rashiqit si partnere koalicioni dhe, së bashku me të dhe me partitë e pakicave, t’i çonte përpara agjendat në favor të Kosovës.


Me serbët të përfaqësuar në mënyrë konstruktive në qeveri, do të rritej edhe besimi i kësaj popullsie në institucionet e vendit, si dhe pjesëmarrja e tyre e drejtpërdrejtë dhe aktive në zhvillimin dhe përparimin e vendit.
Nexhmedin Gerguri
18.6.2026

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com