Nëntëmbëdhjetë vite më parë, shpërtheu revolta popullore kundër UNMIK-ut.

Pas përfundimit të luftës në qershor të vitit 1999, në Kosovë instalohet misioni i OKB-së, i cili lejoi krijimin e strukturave paralele serbe në Kosovë dhe ndikoi në ngulfatjen e ekonomisë së Kosovës.

Kështu më 17 mars 2004, filluan trazirat që më vonë janë përfolur shumë si “Trazirat e marsit”. Këto trazira filluan pasi që dy fëmijë shqiptar në pjesën veriore të Mitrovicës u mbytën në lumin Ibër. Disa fëmijë që mbijetuan në orët e vona po atë natë treguan para kamerave se ata ishin ndjekur nga serbët dhe duke ikur dy fëmijë kishin humbur jetën në lum.

Gjatë këtyre trazirave u vranë 19 persona, prej tyre ishin 12 shqiptarë./KP/

Lexo po ashtu:  Gjuhës shqype - Ti s’do t’quhesh ma: e mjera; Se na dona ty me t’rritë. Bashk’ me t’tjerat shoqe tueja, Se ma s’dona zhele t’hueja, Veç duem ty me t’pa në dritë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *