Lani duart! Kjo ekzigjencë që mendohej si personale dhe e vetëkuptueshme është shndërruar befas në direktivë shëndetësore globale. Masat lehtësuese në thuajse të gjitha vendet e Europës po shoqërohen me protokolle sigurie, apo që pretendojnë se janë të tilla. Distanca, maska, jo më shumë se katër veta në tavolinë dhe thirrja: Lani Duart! Në Hollandë p.sh ata që hyjnë në lokale duhet të lajnë duart dhe të përgjigjen pyetjeve për shëndetin e tyre.

Stafi mund të refuzojë hyrjen e klientëve nëse dyshojnë se ata mund të kenë simptomat e koronavirusit, shkruan hollandezja “dutchnews.nl”.

Me t’u larguar klientët tavolina dhe karriget do të pastrohen mirë. Pra dyshimi i stafit nuk vlen edhe aq si masë preventive pasi kërkohet që pastrimi të kryehet gjithësesi. Si mundet që të të shkojë mendja të ulesh në restorant në këto kushte kazerme?

Pandemia e ka vënë me shpatulla për muri mbarë botën, e cila mburrej deri më sot me arritjet e shkencës, por kur vjen puna te masat i referohrt përvojave mesjetare.

Lexo po ashtu:  JA VENDIMET E QEVERISË KURTI NGA DATA 12 SHKURT 2020....Të qëlluara apo jo, thuani mendimin t'uaj

Vallë mos larja e duarve e bën tjetrin potencialisht më infektues sesa ai që lan duart? Vallë moslarja e duarve e kaloi virusin te njeriu?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *