Ndoshta të gjithë njerëzve tashmë u është dhënë një këshillë e tillë: “Nëse doni të keni një grua vërtetë pasionante në anën tuaj, mos e trajtoni mirë, silluni në mënyrë indiferente, kështu që ajo gjithmonë do të jetë e lidhur me ju”.

Por nëse jeni vërtet duke kërkuar partnerë për një marrëdhënie serioze dhe konstruktive, duhet të bëni të kundërtën.

Kur duam dhe kujdesemi për një person tjetër, ne e trajtojmë atë me respekt, konsideratë, dashuri … dhe përpiqemi të jemi gjithmonë të pranishëm.

Pse duhet dikush të mendojë se injorimi i një gruaje dhe trajtimi i saj me indiferencë mund ta bëjë atë më besnikë dhe të dashuruar?

Shumë njerëz përhapin edhe këshillën e pamend, që të mos jenë shumë të hapur për ndjenjat e tyre, me qëllim që personi tjetër ta dojë pa interes.

Por si mund të ndërtojmë diçka të vërtetë, autentike nëse nuk jemi të ndershëm me personin tjetër për ndjenjat dhe synimet tona të vërteta?

Lexo po ashtu:  Shtatë gjërat që na i mëson “Anna Karenina”!

Sado që të përpiqemi të maskojmë atë që me të vërtetë ndjejmë, e vërteta gjithmonë do të dalë hapur.

Duke e ditur këtë, gjëja më e mirë që duhet të bëni është që të ruani ndershmërinë që në fillim, kështu që ju mund të përshtateni me partnerët dhe të rriteni së bashku, duke përmirësuar marrëdhënien tuaj çdo ditë.

Injorimi i partnerit tuaj nuk është opsioni më i mirë, sepse nëse ai ndjen se nuk jeni të pranishëm, do të humbasë interesin, do fillojë të mos dojë më një jetë në krahun tënd.

Duke injoruar atë, ju nuk e bëni më të interesuar, por i mësoni të jetojë pa ju!

Mos tregoni indiferencë, mësoni të rriteni në krahun e saj:

Reflekto mbi gabimet e tua, mëso prej tyre dhe zhvillohu si person dhe partner.

Mësoni të krijoni një dialog që funksionon për të dyj.

Të gjithë kemi karakteristikat tona komunikuese, por mësimi për të shprehur veten në një mënyrë që tjetri mund të të kuptojë, është çelësi për të krijuar një marrëdhënie të shëndetshme.

Lexo po ashtu:  Pse disa njerëz gjatë udhëtimit më makinë kanë marramendje, lodhje dhe vjelle

Ndani dëshirat, përvojat dhe mësimet tuaja me partnerin tuaj

Koha e shpenzuar çdo ditë së bashku, duke pasur një dialog pozitiv, do t’ju ndihmojë të afroheni dhe të forconi lidhjen tuaj.

Eksploroni botën bashkë me të

Gjithmonë kërkoni vende të reja për të zbuluar dhe përjetuar përvoja. Nuk është e thënë të jetë ndonjë gjë e shtrenjtë, gjëja e rëndësishme është dëshira për të njohur realitetet e reja dhe për të shtuar më shumë urtësi në jetën tuaj.

Argëtohuni së bashku

Ne akumulojmë edhe më shumë stres në jetën tonë çdo ditë. Një marrëdhënie duhet të na japë gëzim, paqe, qetësi.

Pra, konsideroni mundësinë e të pasurit partnerin tuaj si prioritet. Kjo do të bëjë mrekulli në marrëdhënie.

Marrëdhëniet janë shumë më të lumtura kur mësojmë të respektojmë, të marrim në konsideratë partnerët tanë dhe mos t’i distancojmë ato./ – Shpërndaje dhe Pëlqeje gazetën MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *