Nëse keni vërejtur humbje të peshës, ndieni lodhje dhe shpesh urinoni, atëherë duhet të shkoni te mjeku

Këtë gjendje e shkaktojnë problemet me pankreasin, i cili nuk prodhon mjaftueshëm insulinë, andaj trupi lufton që sheqerin nga gjaku ta përpunojë dhe ta përdorë si energji.

Nëse gjuha juaj shpesh ju djeg, mbase i jeni ekspozuar rrezikut nga kjo sëmundje.

Goja e cila duket sikur ndizet flakë dhe gjuha mund të jenë simptomë e qartë e diabetit të tipit 2.

Mund të jetë edhe pasojë e infeksioneve kërpudhore, mirëpo këtë mund ta konstatojë vetëm mjeku.

Niveli i lartë i sheqerit në gojë dhe pështyma janë zonë ideale për zhvillim të kërpudhave.

Njerëzit të cilët vuajnë nga diabeti kanë më shumë probleme orale se të tjerët. Prandaj, ata shpesh marrin antibiotikë për të luftuar me infeksionet.

Nëse keni inflamacion të mishit të dhëmbëve, mund të tregojë që jeni në rrezik.

Gjendja e njohur si gingivitis shfaqet te njerëzit të cilët kanë probleme me insulinën.

Lexo po ashtu:  Pini ujë me limon - Ja pse duhet të pini çdo dtitë ujë me limon

Kjo zvogëlon qarkullimin e materieve të dobishme nëpër gojë, andaj edhe zvogëlohet aftësia e trupit që të luftojë me infeksionet. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *