Kryesia e Kuvendit të Kosovës nesër do të mbajë takim me kryetarët e grupeve parlamentare.

Në njoftimin e bërë për media, thuhet se takimi do të mbahet në ora 11:00, ndërsa në rend të ditës do të jetë propozimi për formimin e komisioneve parlamentare.

Ky është takimi i parë i Kryesisë së Kuvendit, pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit si kryeparlamentare.

Osmani është zgjedhur në krye të Kuvendit, pas një seancë të jashtëzakonshme e cila është mbajtur ditën e hënë.

Për zgjedhjen e Osmanit kanë votuar 65 deputetë. 

Lexo po ashtu:  Nuk kemi ftohje të marrëdhënieve me SHBA-në

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *