Në fshatin Shpenadi të Prizrenit, të dielën me 2 nëntor 2025, do të mbahet ceremonia e zbulimit të përmendores së Lekë Dukagjinit, një prej figurave më të rëndësishme të historisë shqiptare, të njohur për Kodin e tij kanonik dhe rolin e tij në ruajtjen e identitetit kombëtar.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Përmendorja, do të vendoset përballë sheshit që mban emrin e tij.

Aktuviteti organizohet nga Shoqata “Lekë Dukagjini – Shpenadi”, me pjesëmarrjen e banorëve të zonës, përfaqësuesve të komunitetit dhe mysafirëve të shumtë.

Organizatorët njoftojnë se ky është një hap i rëndësishëm për ruajtjen e trashëgimisë historike dhe kulturore shqiptare.

 “Ky është një moment historik dhe një homazh i denjë për figurën e drejtësisë, besës dhe krenarisë kombëtare. Lekë Dukagjini mbetet simbol i ligjit zakonor dhe i traditës shqiptare,” thuhet në njoftimin e shoqatës.

Lexo po ashtu:  Abba, ribashkimi pas 50 vitesh i yjeve të muzikës pop

Organizatorët vlerësojnë se ky është një akt i rëndësishëm për promovimin e vlerave historike dhe kulturore shqiptare, duke forcuar ndjenjën e identitetit kombëtar dhe respektit për figurat e kombit./rtk/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com