Gëzim Mekuli
/Njohës i shkencave të mediave dhe retorikës)

Në serinë Netflix “Adolescence”, një djalosh 13-vjeçar kryen një vrasje të tmerrshme, duke reflektuar një realitet të frikshëm: si ndikohen të rinjtë nga mediat, kultura dhe presioni social. Por kjo nuk është thjesht një skenar filmi. Në Vushtrri, një 19-vjeçar u vra me psitoletë nga një bashkëmoshatar i tij. Një jetë u shua dhe një tjetër u shkatërrua. Këto nuk janë më histori të largëta, por realitet i hidhur që na shfaqet neve përditë. 𝐊𝐮𝐬𝐡 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐟𝐚𝐣𝐭𝐨𝐫𝐢? A janë fëmijët që vrasin, apo jemi ne si shoqëri që i kemi formësuar dhe shtyrë drejt kësaj pike?

𝐅𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈𝐭 𝐥𝐢𝐧𝐝𝐢𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬𝐭𝐞̈𝐫 (𝐓𝐚𝐛𝐮𝐥𝐚 𝐑𝐚𝐬𝐚)

Filozofi Jean-Jacques Rousseau besonte se njeriu lind i pastër, si një “tabula rasa”, dhe është shoqëria ajo që e formëson. A nuk jemi ne ata që po mbushim mendjet e fëmijëve me dhunë, urrejtje, gjak dhe agresivitet? Muzika shqipe që prodhojnë dhe dëgjojnë glorifikon drogën, thikat, dhunën, dhe alkoolin. Tekstet e këngëve janë të mbushura me fjalë të ndyra, urrejtje, shpotitje dhe porosi kriminale. Në çdo cep të rrjeteve sociale, në radio e në televizion përçohen modele helmuese të “burrërisë” dhe “suksesit” që lidhen me dominimin, paratë pa djersë dhe krimin.

Këto ndikime nuk janë të padëmshme. Një adoleshent që dëgjon vazhdimisht këngë që tumirin vrasjen, gjakun dhe drogën, që sheh filma ku krimi shpërblehet, që rritet në një ambient ku dhuna është normë, që sheh BigBrother ku gjuha është plotë dhunë, seksizëm, amoralitet dhe grindje, natyrisht se do të formësohet nga ky realitet. Kur një 16-vjeçar në Shqipëri apo Kosovë mban thikën dhe revolen në brez, nuk e bën sepse ka lindur i dhunshëm, por sepse i është treguar se kjo është mënyra e vetme për t’u respektuar në këtë shoqëri.

Lexo po ashtu:  Gjuriq i hidhëruar pse Kurti e tha të vërtetën për Serbi-në - “Në këtë mënyrë të turpshme ata folën për Serbinsë si një okupatore, si një shtet që skllavëron dhe dëbon njerëzit,...”.

𝐑𝐨𝐥𝐢 𝐢 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚𝐯𝐞: 𝐮𝐬𝐡𝐪𝐲𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐞 𝐝𝐡𝐮𝐧𝐞̈𝐬

Teoria e «Kultivimit» e George Gerbner-it thotë se njerëzit që ekspozohen vazhdimisht ndaj dhunës në media, fillojnë ta perceptojnë botën si më të rrezikshme dhe të justifikojnë agresionin/dhunën si të nevojshëm për mbijetesë. Kur lajmet çdo ditë mbushen me vrasje, përleshje dhe tragjedi, kur debatet dhe reality show-t promovojnë ofendime, kërcënime dhe britma, kur filmat dhe videoklipet glorifikojnë banditët dhe kriminelët, 𝗮𝘁𝗲̈𝗵𝗲𝗿𝗲̈ 𝗰̧𝗳𝗮𝗿𝗲̈ 𝗺𝗲𝘀𝗮𝘇𝗵𝗶 𝗽𝗼 𝘂 𝗱𝗲̈𝗿𝗴𝗼𝗷𝗺𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗶𝗻𝗷𝘃𝗲 𝘁𝗮𝗻𝗲̈? 𝗦𝗲 𝗱𝗵𝘂𝗻𝗮 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗺𝗷𝗲𝘁𝗶 𝗽𝗲̈𝗿 𝘀𝘂𝗸𝘀𝗲𝘀? 𝗦𝗲 𝗸𝗿𝗶𝗺𝗶 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗿𝗿𝘂𝗴𝗮 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁 𝗳𝘂𝗾𝗶𝘀𝗲̈?

Në “Adolescence”, protagonistit Jamie i mësohet nga interneti se burrëria është dominim, se gratë duhen kontrolluar, se forca është mbi të drejtën. A nuk ndodh kjo edhe te ne? Shumë të rinj shqiptarë në Tiranë, Prishtinë e Shkup ndjekin idhuj si Andrew Tate, i cili përhapë porosi helmuese për gratë dhe shoqërinë. Kjo nuk është e rastësishme. Këta personazhe po mbushin një boshllëk që ne si shoqëri kemi lënë bosh. Të rinjtë kërkojnë orientim, dhe në mungesë të edukimit të shëndoshë, ata bien pre e këtyre figurave.

Lexo po ashtu:  “Kur të tradhtojnë është sikur t’i kishin prerë krahët. Ti mund ti falësh, mirëpo s’ke si i përqafon.”

𝑻𝒆̈ 𝒅𝒂𝒔𝒉𝒖𝒓 𝒍𝒆𝒙𝒖𝒆𝒔,

Muzika është helm për rininë. Pse e them këtë e pse mendoj kështu?

E them ketë se tekstet e shumicës së këngëve moderne shqiptare janë një recetë për katastrofë. Për shembull: “I jap makinës me 200, dorën në pistoletë”, “Rruget tona janë të përgjakura, jeta jonë është luftë”, “Para, femra, drogë, kjo është rruga ime”, “Raki, drogë vrasje dhe fuqi, kjo është jeta ime”… etj., etj.

Këto nuk janë thjesht fjalë, janë udhëzues për jetën e të rinjve tanë. Ata mësojnë nga këngët, nga videot, nga yjet që idhullojnë. Dhe kur një djalë 16-vjeçar në Vushtrri, Prishtinë apo Tiranë e sheh një reper të famshëm që mburret me jetën e tij kriminale, ai do të besojë se kjo është rruga drejt respektit dhe suksesit.

𝐓𝐞̈ 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫 𝐩𝐫𝐢𝐧𝐝𝐞̈𝐫,

𝐍𝐞 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐝𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐮𝐚𝐫 𝐬𝐢 𝐬𝐡𝐨𝐪𝐞̈𝐫𝐢.

Shoqëria jonë ka dështuar t’i ofrojë fëmijëve një edukim të shëndoshë për suksesin e vërtetë. Në vend të një shoqërie që mbështet dhe frymëzon, ne kemi ndërtuar një kulturë që i mëson të rinjtë të bërtasin më shumë se të dëgjojnë, të grushtojnë më shumë se të bisedojnë, të përçmojnë më shumë se të respektojnë.

Lexo po ashtu:  Presidentja Osmani ja përplasë Vuçiqit: "Krimet e kryera nga regjimi i Millosheviqit t’i quajmë me emrin e tyre të vërtetë: Krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid"

Prindërit janë të lodhur, mësuesit janë të dorëzuar, institucionet janë të shurdhëta. Dhe kush përfiton? Mediat e etura për klikime, këngëtarët e pangopur për famë, personazhet që jetojnë nga provokimi dhe skandali. Dhe në fund, një djalë i ri merr një thikë a një revole dhe vret shokun e tij; dhe ne shqiptarët pyesim “𝐬𝐢 𝐧𝐝𝐨𝐝𝐡𝐢 𝐤𝐣𝐨 𝐦𝐨𝐫𝐞?”

Duhet të marrim përgjegjësi. Nuk mjafton të fajësojmë fëmijët, sepse ata janë produkti ynë. Duhet të ndryshojmë porosinë që u japim. Muzika duhet të edukohet, jo të shkatërrojë. Mediat duhet të ndihmojnë, jo të helmojnë. Familjet duhet të jenë më të vëmendshme, shkollat më të forta, institucionet më të përgjegjshme.

Nëse nuk e bëjmë këtë, do të kemi më shumë vrasje, më shumë tragjedi dhe më shumë rini të humbur. Dhe fajin nuk do ta kenë fëmijët; do ta kemi ne, PRINDËRIT.

Sepse fëmijët lindin të pastër, …