Gashi shkoi nga të qenit i pastrehë në një artist që bashkëpunon me disa nga emrat më të mëdhenj të hip-hop-it, shkruan hollywoodlife.

Labinot “Larry” Gashi , i cili njihet me emrin e tij skenik Gashi , ishte në rrugë vetëm disa vjet më parë, por jeta e tij mori një kthesë pasi ai u frymëzua kur pa një billboard të mikut të tij ASAP Rocky ndërsa po shëtiste në Rrugën East Houston në New York City.

“Shikova lart, dhe pashë fytyrën e tij në një billboard, dhe ishte dikush që e dija para se të bëhej ky që është, dhe unë mendoj se ai më motivoi. Unë e përdor si një shembull. Nëse ai do të mund ta bënte atë, pse nuk mundem unë? ”, ka thënë Gashi.

Gashi u nënshkrua pastaj te Jay Z’ Rock Nation dhe RCA – vite pasi Jay hodhi një CD që Gashi i dha gjatë një takimi në plehra.

Më 20 shtator, Gashi lëshoi albumin e tij të parë, të cilin e kishte filluar të punonte kur ishte pa shtëpi në rrugët në New York – tani, ai ka një orë prej 250,000 dollarësh në dore.

Lexo po ashtu:  Filmi serb me produksion të shqiptarit Uliks Fehmiut shpërblehet në Berlinale

“Gjërat kanë ndryshuar, dhe unë jetoj një mënyrë jetese krejtësisht të ndryshme.

Çdo gjë që kam kërkuar po ndodh ngadalë, por unë jam i përgatitur për të sepse më kaluan 10 vjet,” shpjegoi ai. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *