Nga e diela e 28 qershorit pritet që të rinisin fluturimet në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Zëdhënësi i këtij aeroporti Bujar Gashi ka treguar se në çfarë masa të shtuara sigurie pritet të rikthehen të gjitha linjat e rregullta.

“Nga data 28 qershor udhëtarët duhet të sillen më ndryshe nga ajo që janë mësuar deri tani – tash duhet të jenë të paktën tri orë më herët para fluturimit në aeroport dhe mundësisht mos të vinë me shumë familjarë, ashtu siç e kemi traditën për t’i përcjellë”.
“Në hyrje të aeroportit secili udhëtar duhet ta paraqesë biletën që e konfirmon se e ka fluturimin po atë ditë. Në hyrje të aeroportit përveç ekipit mjekësor do të jetë edhe sigurimi”, ka deklaruar ai.

Gashi ka sqaruar edhe një herë se udhëtarët që hyjnë në Kosovë nuk e kanë obligative ta kenë një test negativ të Covid-19, por është e preferueshme.

Por, sa fluturime janë anuluar gjatë kohës sa Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ishte i mbyllur për shkak të pandemisë?

Lexo po ashtu:  7 arsye pse lidhjet e gjata përfundojnë në divorc pas martesës

“Kemi pasë rreth 4500 fluturime që nga data 12 mars deri më 15 qershor që në kushte normale duhej të realizoheshin, pra po flasim për më tepër se 700,000 udhëtarë. Me shifra të sakta do të dalim posa t’i kthehemi normalitetit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *