Ambasadori amerikan në Serbi, Anthony Godfrey ka paralajmëruar Beogradin për manovrat dhe marrëveshjet e tij me Rusinë. Duke folur në Tv Prva, Godfrey ka prekur temën delikate të energjisë që sipas palës amerikane është ndër instrumentet kryesore të presionit politik nga Moska.

“Unë pres që Serbia do të marrë pjesë në një projekt të rëndësishëm për importin e gazit përmes Greqisë, që është një partneritet shumë i rëndësishëm. Serbia duhet të marrë vendimet e veta, ideja më e mirë është aktivizimi i burimeve të ndryshme energjetike”, është shprehur diplomati amerikan.

Ai ka shtuar më tej se neutraliteti ushtarak i Serbisë nuk përbën problem për SHBA për sa kohë që Beogradi është i hapur për bashkëpunim. Por ndoshta momenti më interesant në intervsitën e këtij ambasadori është ai për ecurinë e procesit elektoral në Serbi.

Nuk është puna e një qeverie të huaj të ndërhyjë në procesin politik të një vendi. Ne presim që gjithë qytetarët e Serbisë të marrin pjesë në zgjedhje dhe të kenë mundësin për të shprehur pikëpamjet e tyre…Përpara është një referendum dhe e shoh që njerëzit po konsiderojnë nëse është mirë apo keq, Vuçiç tha se këto norma janë të rëndësishme për rrugën e Serbisë në BE. Shpresoj se njerëzit do të marrin pjesë në zgjedhje dhe do të shprehin pozicionin e tyre”, është shprehur ambasadori.

Lexo po ashtu:  Kurti: Konflikti mes kombit shqiptar e Beogradit nuk ka përfunduar

Ky pasazh na jep të kuptojmë dallimin mes Serbisë dhe Shqipërisë në raport me Perëndimin. Të kuptojmë se standardi i sjelljes së Yuri Kim është në fakt jo arroganca e saj në një pozicion të cilin ajo e ka keqkuptuar, por është refleks i asaj që është Shqipëria. Një vend që duket se ekziston për të marrë në përditmëri miratimin e të huajve për ekzistencën e vet e ku zgjedhjet, reforma në gjyqësor apo edhe emërimet dhe shkarkimet e gjyqtarëve kontrollohen nga të huajt. Mjafton dhe ky dallim në qëndrime për të kuptuar se përtej propagandës dhe fasadave është e njëjta Shqipëri që nuk ndryshon e cila vetëm dinjitet nuk ka patur e nuk ka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *