Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj, e ka konfirmuar që kjo prokurori ka ngritur një aktakuzë për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit. Në një konferencë për media, Isufaj ka treguar se janë 45 persona të dyshuar për sulmin në Banjskë.

Ta informojmë opinionin rreth rastit Banjska. Iu informoj se Prokuroria Speciale ka punuar intensivisht në këtë rast të madh dhe kompleks. Pas përfundimit t ëhetimeve, pas grumbullimit të provave, pas analizimit të secilës prej tyre, duke u mbështetur në dyshimet e mire bazuara, departamentin Special kemi dorëzuar aktakuzën kundër 45 të pandehurit. Ekziston dyshimi I bazuar mire se kanë kryer vepra penale që ndërlidhen me terrorizëm: konkretisht vepra penale kundër rendit kushtetues, financimit të terrorizmit dhe të shpërlarjes së parave. Për ta ngritur aktakuzën na është dashur të presim gjatë, ndoshta edhe 1 vit. Pranimi i rezultateve të ekzaminimeve jashtë vendit, ishte shkaku kryesor i vonesës së aktakuzës. Sot Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzën, për këtë rast ku janë akuzuar 45 persona” – tha Isufaj.

Lexo po ashtu:  Deputetja e Ukrainës: Serbia ka qenë gjithmonë pro-ruse

Në këtë konferencë për medie ka folur edhe Naim Abazi, prokurori i rastit të sulmit në Banjskë. Në fjalën e tij, Abazi ka treguar se kanë realizuar 65 intervista dhe analizuar 15 pajisje elektronike gjatë mbledhjes së provave për hartimin e aktakuzës për grupin që sulmoi policinë në Banjskë, e që udhëhiqej nga Milan Radoiçiq.

Kemi realizuar 65 intervista, janë analizuar 150 pajisje elektronike, mbi 1 mijë armë, dhe kemi siguruar me qindra dokumente që përmbajnë prova kritike për këtë rast. Kemi hasur në disa sfida të bashkëpunimit. Megjithatë, përkushtimi ynë për ta ndriçuar këtë rast, ka qenë shtytësi kryesor ta tejaklojmë këtë sfidë. Aktakuza përfshin 45 persona me role të ndryshme brenda këtij grupi kriminal, duke filluar nga grumbullimi i grupit. Ndër të akuzuarit kryesor është Milan Radoiçiq që ka luajtur rol të rëndësishëm në koordinimin dhe veprimtarinë kriminale. Kemi bërë dhjetëra kërkesa në shtete të ndryshme ku kemi arritur të sigurojmë dëshmi të ndryshme. Këto kërkesa kanë qenë jetike për të siguruar burimet e financimit, për ngritjen e aktakuzës së fuqishme” – ka thënë ai, përcjell e pavarura MekuliPress.com

Lexo po ashtu:  Paralajmërimi i OBSH-së: Virusi është akoma vdekjeprurës dhe shpejtë po përhapet – bota është në fazën e re të rrezikut

Tutje, ai ka dhënë edhe detaje të tjera.

Kemi sekuestruar prona, automjete të blinduara, llogari bankare, të cilat janë fituar nga aktivitete të paligjshme, janë konfiskuar mbi 1 mijë armë. Ky veprim ka për qëllim të parandalojë veprimin e këtyre aktiviteteve.

Fondet janë transferuar nëpërmjet rrjeteve duke përfshirë biznese të regjistruar në emër të personave të tretë. Gjurmimi ka kërkuar analizë të detajizuar. Nga kjo aktakuzë presim që të gjithë të mbahen përgjegjës, kjo nuk është vetëm betejë ligjore. Presim që ky rast të shërbejë paralajmërim për të gjithë ata që mendojnë ta shkelin ligjin e rrezikojnë sigurinë publike në Kosovë” – ka vazhduar prokurori Abazi.