Kohëzgjatja e leximit: 2 minuta

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka komentuar ngritjen e aktakuzës ndaj 45 personave, në mesin e të cilëve Milan Radoiçiq, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë.

Nëse besoni te gazetaria e pavarur, na mbështetni sot me një "kafe" simbolike. Çdo kontribut na ndihmon ta mbajmë Mekuli Press të lirë, të pavarur dhe pa asnjë ndikim.

☕ Kliko dhe mbështete MekuliPress. Ruaje të vërtetën shqiptare.

Ai ka thënë se “më mirë vonë se kurrë”, duke e konsideruar si lajm të mirë ngritjen e aktakuzës.

“Ky po që është një lajm i mirë dhe një lajm për të cilin nuk dua t’i jap kritikat se përse u vonua kaq shumë. Fraza më e mirë që i shkon këtij lajmi është ‘më mirë vonë se kurrë’ dhe kështu ka ndodhur. Me siguri Prokurorisë i është nevojitur gjithë kjo kohë për të kompletuar dosjen e aktakuzës sa i përket atij numri të madh të kriminelëve që ishin të përfshirë në këtë sulm”, ka thënë Konjufca.

Kryeparlamentari ka thënë se ky proces duhet të shkoj ashtu siç duhet.

Lexo po ashtu:  “Si është e mundur që të kemi kaq shumë informacione dhe të dijm kaq pak?”

“Pasi kjo çështje të bëhet objekt i drejtësisë, ne gjithë fokusim ta kemi në institucionet e drejtësisë. Duhet që kriminelët që ishin përgjegjës ku u vra rreshteri Afrim të dalin para bankave të drejtësisë”, ka thënë ai.

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar të mërkurën për ngritjen e aktakuzës ndaj 45 personave, në mesin e të cilëve është edhe Milan Radoiçiq, për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023.