Kreu i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj i ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të dalin në votime. Në një komunikim për gazetarët. Gjeloshaj u shpreh se sot presion rezultatin, ndërsa garantoi se do të respektohen të gjitha principet.

nik gjeloshaj“Sot presim rezultatet, ne jemi për ata që respektojnë principet tona. Jemi fokusuar në fitoren tonë në zonën shqiptare”, u shpreh ai për mediat.

Nëse lista shqiptare fiton në këto zgjedhje, Gjeloshaj tha se fokusi kryesor i tyre është rritje ekonomike dhe ruajtja e identitetit shqiptar në Mal të Zi.

“Fokusi jonë është rritje ekonomikë, zhvillimi ekonomik, të kemi akses në përqindjen e buxhetit të shtetit që të zhvillojmë zonat shqiptare. Mendojmë se duhet të ruajmë identitetin duke mos lënë mënjanë as kulturën dhe as arsimin. Duhet të punojmë shumë që të rinjtë të mos largohen”, deklaroi Gjeloshaj.

Lexo po ashtu:  Kryeministri Kurti takoi Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *