Diktatorit rumun Nikolae Çaushesku, ishte një hipokondriak i njohur, një sëmundje që me sa duket buronte nga problemet e hershme që kishte patur me fytin. Ai kishte një frikë të dukshme nga ajri i  kondicionuar, dhe për këtë shkak shumë ndërtesa me urdhër të tij, u ndërtuan pa sistem ventilimi, dhe për Ministrin e tij të Jashtëm që e shoqëronte presidentin në udhëtime në vendet e nxehta afrikane, kjo përbënte një makth të vërtetë.

Më vonë, hipokondria e tij evoluon në një një frikë dhe obsesion për dezinfektimin e gjithçkaje që ai prekte. Personeli i Agjensisë së Sigurisë Ushqimore, garantonte që kudo që ai shkonte, dyert dhe mobiljet të dezinfektoheshin me alkool, ndërsa edhe stafi me shoqëruesit e tij rrinin në të djathtë të tij me një çantë mjekësore me garza dezinfektuese, në çdo moment që Çaushesku duhej të shtrëngonte duart me ndonjë të huaj.

Në një incident të raportuar, pasi iu dha një puthje e dashur nga Presidenti amerikan Karter gjatë një vizite në Shtetet e Bashkuara, udhëheqësi rumun e shpëlau fytyrën me një shishe alkooli, ndërsa makina me të cilin ai po udhëtonte po dilte nga Shtëpia e Bardhë, duke pëshpëritur se Karteri ishte si “kokë-kikirik”.

Lexo po ashtu:  Historia e konfliktit izraelito-palestinez: Si filloi dhe pse nuk po mund të zgjidhet?

“Ai gjithashtu nuk pranoi të hajë në darkat zyrtare në udhëtimet jashtë vendit, për shkak të frikës se mos helmohej, ndërsa punësoi enkas një kimist, puna e të cilit ishte që të shkatërronte jashtëqitjet e presidentit, dhe parandaluar kësisoj që agjenturat e huaja të mësonin mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Më vonë, gjatë një vizite në Kubë, Kastro i tregoi Çausheskut për mënyrën sesi shmangu

një atentat të CIA-s i me këpucë të helmuar, të projektuara për t’i rrëzuar mjekrën. Presidenti rumun u kthye në shtëpi, duke deklaruar se do t’i vishte rrobat vetëm njëherë. Ato asgjësoheshin menjëherë më pas. Të gjjithë frikërat e tij mbi helmimet dhe infeksionet, ishin të pavlera kur para se të ekzekutohej me pushkatim, u detyrua të qëndrojë i mbyllur brenda një banje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *