Fjala e sotme e Kryeministrit Edi Rama  në kuadër të prezantimit të Erjon Veliajt, mund të konsiderohet pa dyshim si shpërfaqja e makthit të tij ndaj medias dhe një lloj manifesti kundër saj. Zoti Rama ka nxitur, apeluar dhe ndërsyer njerëzit kundër medias që sipas tij ndërton përnatë jë Shqipëri të errët dhe shpërfill të vërtetën e njerëzve të thjeshtë. Ndër të tjera z. Rama tha:

Të përdorim rrjetin tonë të anëtarësisë për ta ridimensionuar Të Keqen…Nuk do të thotë që ne nuk kemi çfarë të bëjmë. Ata me lirinë e tyre mund të diktojnë axhendën e lajmeve në ato kafazet e pëllumbave të tyre, por nuk diktojnë lirinë tonë për të komunikuar sy më sy dhe rrjet social më rrjet social me të gjithë njerëzit e këtij vendi.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Në këtë luftë të barabartë për informacion të gjithanshëm me rrenat që bëjnë kërdinë, ne duhet të vendosim patjetër një ekuilibër të ri, prandaj të dashur miq dhe shokë, motra dhe vëllezër, anëtarë, simpatizantë dhe zgjedhës të Partisë Socialiste, por edhe Ju të gjithë njerëz normal të këtij vendi…përfshijuni çdo ditë pak minuta në këtë luftë. Si? Përmes telefonit tuaj, me Facebook tuaj, instagramin, tuiterin, whatsapp. Jepni pëlqime, shpërndani lajme, bëni komente, ndani informacionin real, merrni rolin tuaj si qytetarë për të mbrojtur fëmijët tuaj nga kjo flamë kazanësh…

Kryeministri pra po kërkon bashkëqeverisjen edhe në fushën e informacionit, duke i shpallur medias një lloj lufte hibride në territorin e vet. Kryeministri ka premtuar kështu një ndryshim roli: do të jetë Ai, pra pushteti me njerëzit që do të përgënjeshtrojnë Median dhe jo e kundërta. Kjo është diçka e re, ndërkohë që selitë e huaja që flasin përditë për lirinë dhe demokracinë duhet të prononcohen nëse janë këtu për atë që thonë. Kryeministri nuk ka ndarë në këtë thirrje Administratën Publike, e cila duhet të jetë e depolitizuar dhe për reformimin e së cilës janë hedhur para të taksapaguesve europianë.
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lexo po ashtu:  Presidenti i Serbisë, e miku i Edi Ramës, Vuçiç: "Në Malin e Zi po synohet dëbimi i plotë i serbëve brenda 10 vjetëve"

Është e qartë se mesazhi i Kryeministrit vertikalizohet dhe nuk filtrohet, pasi nuk ka ligj që të mbrojë nëpunësit ndaj kërkesës për dhënë pëlqime, të bëjnë share, të komentojë etj.. Zoti Rama po kërkon që sferën private që është ajo e rrjeteve sociale ta kapitalizojë në funksion të luftës kundër mediave, duke shfrytëzuar thjesht elementin sasior. Patjetër që kemi hyrë në një fazë të re, konfrontimi madje mes pushtetit dhe medias e cila nuk k apse të bëjë kompromis me lirinë e vet editoriale ndaj një njeriu që filloi karrierën në media, shpërdoroi kredencialet e një pjese të saj, shtron darka dhe dreka mondane për gazetarë dhe analistë dhe sot deklaron luftë.
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *